Lajmet

Foursquare, tashmë i pranishëm në iTunes App Store dhe Google Play Store

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Foursquare, tashmë i pranishëm në iTunes App Store dhe Google Play Store

gsmarena_001Aplikacioni Foursquare, i cili u prezantua zyrtarisht në muajin korrik, më në fund është i gatshëm edhe në dyqanet online iTunes App Store dhe Google Play Store. Funksioni kryesor i këtij aplikacioni është gjetja e vendeve anembanë botës, të cilat ja vlejnë për tu vizituar.

Opsioni Check-in është pikërisht veçoria që e bëri versionin e vjetër të këtij aplikacioni të famshëm. Foursquare ju lejon të gjeni vende në bazë të shijeve tuaja personale. Nëse ju dëshironi aplikacioni ju lejon të merrni sugjerime edhe nga njerëz të tjerë, të cilët kanë pikëpamje dhe shije të njëjta me ju.

Në momentin që ju aktivizoni aplikacionin, do t`ju kërkohet të zgjidhni gjërat që ju pëlqeni më shumë. Ky pyetësorë mund të jetë specifik ose i përgjithshëm. Ju mund të kërkoni për restorante, bar kafe, klube nate, dyqane etj. Me kalimin e kohës aplikacioni mban mend preferencat tuaja dhe ju sugjeron vende të ndryshme që përputhen me to. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>