Lajmet

Foxconn, bashkëpunëtor për sistemin operativ Firefox

Jun 3 2013
0 Shpërndarje
Foxconn, bashkëpunëtor për sistemin operativ Firefox

Mozilla ka nënshkruar në Foxconn, kontratën me prodhuesin më të madh të pajisjeve elektronike në botë, për të mbështetur sistemin e vet operativ Firefox në telefona celularë.

Sistemi operativ Firefox është i ndërtuar në standardin e uebit HTML5 dhe Mozilla ka vendosur që të garojë me sisteme të tjera operative si Android i Google dhe Windows Phone 8 i Microsoft.

Telefonat e parë me Firefox ende nuk kanë dalë në shitje ndonëse një numër i prodhuesve dhe bartësve telefonikë kanë sinjalizuar mbështetjen për softuerin. Pajisjet e para pritet të vijnë së pari në tregjet që janë në rritje e sipër.

Për prodhuesit dhe bartësit telefonikë, SO Firefox do të mund të luante një rol baraspeshues kundër kryesimit të Androidit, ndonëse ende nuk është e qartë se çfarë niveli të mbështetjes do të marrë sistemi operativ.

Marrëveshja do të mund ta bënte më të lehtë për prodhuesit telefonikë për t’u kthyer në Foxconn për të prodhuar një pajisje që ka sistemin operativ Firefox.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për bashkëpunimin me Foxconn dhe jemi të kënaqur të shohim më tepër bashkëpunëtorë që përkrahin SO-në Firefox dhe uebin e hapur,” tha Li Gong, president i lartë i pajisjeve mobile për degën në Azi të ndërmarrjes Mozilla, në një deklaratë.

Hollësi të mëtutjeshme priten të bëhen të ditura në një konferencë që është planifikuar të mbahet gjatë të hënës. (PCWorld Albanian)

Mozilla-applications-store

Lajmet e fundit>