Biznes

Foxconn do të punësojë 1 milion robotë

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Foxconn do të punësojë 1 milion robotë

Terry Gou, themelues dhe drejtor i kompanisë, ka thënë për Xinhua se këta punonjës metalik do të punojnë në rutinë në fushën e ngjyrosjes, montimit dhe kompletimit, që janë procese kryesisht të kryera nga njerëzit. Foxconn veçse shfrytëzon 10,000 robot në fabrikat e saja dhe ky numër tanimë pritet të rritet në 300,000 gjatë viteve të ardhshëm, ndërsa synimi mbetet të arrihet në 1 milion robot të punësuar pas një periudhe prej tri vitesh.

Foxconn është furnizuesi më i madh në botë me komponente harduerike që shfrytëzohen në produkte të popullarizuara si Apple iPad, iPhone dhe iPod Touch, si dhe në produkte tjera të kompanive si Dell, Sony dhe Nokia. Kompania ka të punësuar 1.2 milion njerëz dhe ka evituar shpesh mediet kur ka qenë fjala për kushtet e tmerrshme të punës që shpesh kanë shtyrë punëtorët të bëjnë vetëvrasje. 

Edhe pse robotët “nuk janë të prirë për vetëvrasje”, Foxconn nuk do t’i ketë punët mirë dhe mesa duket nuk do të arrijë të ruaj partneritetin me Apple, sepse kjo e fundit duket se është futur në bisedime me Pegatron në lidhje me prodhimin e iPhone 5 dhe iPad 3. /pcworldalbanian

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>