Harduer

Foxconn është duke ndërtuar një fabrikë të posacme për krijimin e ekraneve për Apple

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Foxconn është duke ndërtuar një fabrikë të posacme për krijimin e ekraneve për Apple

foxconn-13Foxconn Technology Group është duke ndërtuar një fabrikë ekskluzive ku do të ndërtohen ekranet e produkteve të Apple, raporton Bloomberg.

Kjo fabrikë do të jetë e vendosur në pjesën jugore të Tajvanit dhe vjen si pasojë e një kërkese urgjente nga gjigandi Apple.

Ky lajm vjen pak kohë pasi dolën fjalë se Apple po bashkëpunonte me GTAT në ndërtimin e ekraneve prej safiri për iPhone 6. Megjithatë kjo marrëveshje nuk u realizua. Apple ka kohë që renditet si konsumatori më i madh i Foxconn dhe kjo e fundit ka një sërë fabrikash të dedikuara vetëm produkteve të Apple por kjo fabrikë që po ndërtohet është e para që do të fokusohet në krijimin e një pjese të veçantë.

Duke pasur një fabrikë të tillë pritet që kompania të ulë kostot e prodhimit, gjë kjo që ka përbërë një problem në të shkuarën. Fabrika pritet të kushtojë 2.6 miliard dollar dhe të punësojë 2.300 punonjës. Parashikohet që në fund të vitit 2015 ajo të ketë përfunduar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>