Biznes

Foxconn investon 210 milionë dollarë në linjat prodhuese për produktet e Apple

May 22 2012
0 Shpërndarje
Foxconn investon 210 milionë dollarë në linjat prodhuese për produktet e Apple

Gjiganti amerikan Apple planifikon t’i zgjerojë objektet prodhuese në Kinë dhe prodhuesi i saj i kontraktuar Foxconn njoftoi se do t’i investojë 210 milionë dollarët për të ndërtuar një linjë prodhimi për Apple.

Foxconn është kompani tajvaneze që tashmë ka të punësuar më shumë se një milionë njerëz dhe është e njohur që monton të gjitha pjesët e Apple-s (Iphone, Ipod, Ipad) dhe kompjuterëve  Mac. Duke parë se kërkesat për produktet e Apple-s për çdo ditë po rriten është mjaft me mend që linjat prodhuese të zgjerohen. Për këtë arsye Foxconn njoftoi se do ti investoj 210 milion dollarë shtesë për një fabrikë me linja të reja prodhuese në krahinën Jiansu, me  40.000 metra katrorë dhe se do t’i punësojë 35.800 punëtorë të rinj. Për momentin, nuk dihet se çfarë produktesh do të dalin nga linjat prodhuese të kësaj fabrike të re, por dihet se është planifikuar që në një afat njëvjeçar të hyjnë një miliardë dollarë.

Foxconn është kompani tajvaneze që ka rrjetin më të madh të fabrikave në Kinë është prodhues i kontraktuar i shumë emrave të njohur ndërkombëtarisht si: Apple, Sony, Dell , etj.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>