Biznes

Foxconn investon në kompaninë GoPro

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Foxconn investon në kompaninë GoPro

Adobe GoProPasi vetëm në vitin e fundit realizoi rritje të shitjeve për rreth 300%, kompania GoPro e specializuar për kamera aksioni për varësit e sporteve adrenaline, aventuristët dhe entuziastët, ka një aksioner të ri.

Foxconn, si një ndër prodhuesit më të mëdhenj OEM në fushën e elektronikës, ka investuar 200 milion dollarë në këtë kompani nga Kalifornia, me të cilën ka paguar 8,88% të pjesës së këtij emri gjithnjë e më të njohur.

Ky investim tregon se vlera e përgjithshme e GoPro vlerësohet në 2,25 miliardë dollarë.

Në një deklaratë nga Foxconn thuhet se ata panë një mundësi të madhe për investim në GoPro, jo vetëm në prodhimet e tyre, por edhe në themeluesin e saj Nick Woodman.

Foxconn është i njohur në mbarë botën për prodhimin e iPhone, iPad, PlayStation dhe Microsoft Xbox. (PCWorld Albanian)

Tags >

Foxconn
Lajmet e fundit>