Analiza

Foxconn konfirmon modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç të iPhone

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Foxconn konfirmon modelet 4.7 inç dhe 5.5 inç të iPhone

gsmarena_001 (1)Kompania Apple mbajti konferencën e saj vjetore WWDC në San Françisko dhe në atë event debutoi versioni më i fundit i platformës mobile iOS 8. Prezantimi i iPhone ka ndodhur më përpara në këtë konferencë, por jo që kur iPhone 4S u bë zyrtar në tetor 2011.

Sigurisht teksa afrohet data e prezantimit të iPhone-it të ri, informacionet qarkullojnë edhe më shumë në internet. Tashmë kemi dëgjuar rreth informacioneve se iPhone 6 do të ketë një ekran 4.7 inç. Dhe teksa akoma aludojmë nëse Apple do të ndryshojë strukturën e pajisjes së saj përsëri, Foxconn ka zbuluar disa nga planet e Apple.

Foxconn ka lëshuar një deklaratë për shtyp, duke thënë se do të prodhojë modelet e iPhone 4.7 inç dhe 5.5 inç për vitin 2014. Do të fillojë ti dërgojë kompanisë modelet 4.7 inç nga muaji korrik, ndërsa modeli 5.5 inç do të fillojë të prodhohet masivisht në muajin gusht. Foxconn gjithashtu pretendon se do të prodhojë 70 % të modeleve 4.7 inç të iPhone deri në vitin 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>