Harduer

Fractal Design lanson shtëpizën Define R4

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Fractal Design lanson shtëpizën Define R4

Fractal Design lanson shtëpizën Define R4 për kompjuterë me panele anësore që elimonojnë zhurmën. 

Fractal Design, zgjeron linjën e vet të produkteve Define me serinë e re Define R4. Define R4 nuk është krijuar për t’i rezistuar një plumbi pistolete, as dhe produkti tjetër Define XL që arriti t’i mbijetojë një të tillë, por është krijuar për të mbajtur në të zhurmën e padëshiruar duke përdorur panelet e saj të cilat janë të ndërtuar me një material të dendur që eliminojnë tingujt. 

Përveç kësaj veçorie, Define R4 përmbanë edhe përkrahje për për hard disk deri në 3.5 inç, të gjitha të cilët janë të përshtatshëm me drajverët SSD, 2 2.5 inç mbajtëse SSD në pjesën e pasme të pllakës amë, 7+1 porte shtesë dhe hapësirë të mjaftueshme për komponentët tjerë, si ftohës CPU-je deri në 170mm, PSU deri në 270mm thellësi dhe gjatësi kartelash grafike deri në 430mm. 

Punët e ftohjes mbahen nga deri në 7 freskueset e shtëpizës (2 janë të përfshira). Define R4 është në dispozicion për 110 dollarë në versionet Blac Pearl, Titanium Grey dhe Arctic White. (PCWorld Albanian) 

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>