Lajmet

Franca është e ekipi i parë që i akordohet një gol falë teknologjisë së re të FIFA-s

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
Franca është e ekipi i parë që i akordohet një gol falë teknologjisë së re të FIFA-s

goal-lineFranca ka nderin të jetë ekipi i parë i futbollit që është ndihmuar nga teknologjia e re e FIFA-s për gjurmimin e golit në vijën fatale, dhe kjo ndodhi në ndeshjen mes Francës dhe Hondurasit e vlefshme për eventin e Kupës së Botës Brazil 2014.

Ndërsa gjuajtja fillestare nga sulmuesi Karim Benzema goditi shtyllën e djathtë, por nuk kaloi vijën e portës, topi do të kalonte këtë vijë paksa pasi që përplaset në duart e portierit Noel Valladares dhe u arrit në përfundimin se ky duhet quajtur Gol sipas teknologjisë së FIFA-s.

Në këtë klip nuk është përfshirë momenti kur trajneri i ekipit Hondurasit, Fernando Suarez, qortoi zyrtarët e FIFA-s për akordimin e këtij goli për Francën. Por tashmë falë kësaj teknologjie nuk ka vend për asnjë supozim e as qortim.

Falë gabimeve të mëparshme që kanë ndodhur në të tilla rrethana tashmë FIFA ka vendosur gjërat në vendin e duhur dhe me implementimin e kësaj teknologjie nuk do të kemi raste famëkeqe siç kanë ndodhur shpesh herë në evenimente kaq madhore si Kupa e Botës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>