Blog

Franca ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë brenda 2040-ës

Jul 6 2017
0 Shpërndarje
Sot 95.2% e makinave që qarkullojnë në Francë funksionojnë me naftë dhe benzinë dhe vetëm 1.2% zihet nga makinat elektrike. Franca ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë brenda 2040-ës Photo Source: Reuters

Franca do ti japë fund shitjes së makinave me naftë dhe benzinë pas 2040-ës duke eleminuar plotësisht emëtimet e karbonit në atmosferë 10 vite më pas.

Kjo deklaratë erdhi nga Ministri Francez i Ekologjisë i cili prezantoi ndër të tjera 23 masa të reja që do të implementohen për të arritur këtë objektiv.

“Eleminimi i emëtimeve të karbonit në atmosferë do të na detyrojë të shohim mundësi të reja investimesh,” tha ai.

Sot 95.2% e makinave që qarkullojnë në Francë funksionojnë me naftë dhe benzinë dhe vetëm 1.2% zihet nga makinat elektrike.

Makinat hibride përbëjnë afro 3.5%. Ministri Francez nuk ngurroi të përmendte rastin e prodhuesit Suedez të makinave Volvo i cili pak ditë më parë tha se pas 2019-ës do të prodhojë vetëm makina elektrike ose hibride. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>