Lajmet

Franca me viza speciale për sipërmarrësit, inxhinierët dhe investitorët

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
Në prag të zgjedhje presidenciale të 2017 në Francë, qeveria franceze e momentit bëri një deklaratë të fundit për të ndihmuar startup-et franceze. Franca me viza speciale për sipërmarrësit, inxhinierët dhe investitorët Photo Source: TechCrunch

Visa Teknologjike Franceze (French Tech Visa) është një program i ri për talentet teknologjike të huaja. Është një mënyrë më e lehtë për të fituar një vizë për ju dhe familjen tuaj.

Ministri i Shtetit i Francës për Marrëdhëniet Digjitale, Axelle Lemaire, dha një pjesë të informacionin rreth këtij programi të ri në skenën e TechCrunch në CES.

Në 2015, qeveria franceze ofroi një program të ngjashëm i quajtur, French Tech Ticket (Bileta Franceze Teknologjike), një paketë me një vize, një bursë të vogël, dhe pak ndihmë në detyrat administrative. Por French Tech Visa është më një program më i madh se French Tech Ticket.

Nëse jetoni në Bashkimin Evropian, juve nuk ju duhet një Visa. Nëse jeni një i huaj që vini nga pjesa tjetër e botës, ju mund të aplikoni. Familja juaj përfshihet gjithashtu dhe deri më tani nuk ka ndonjë kuotë të caktuar.

Për sipërmarrësit, plus French Tech Ticket, do të ketë edhe partneritete me ndihmues dhe konkurse startup-esh. Nëse arrini që të merrni pjesë në një ndër këto, ju mund të merrni një Visa.

Për të punësuarit, qeveria do të krijojë një listë me “100+ startupet më të mira Franceze.” Lista nuk është përfunduar ende. Nëse punësoheni në ndonjë nga këto kompani, ju merrni një Visa.

Duke si një marrëveshje shumë e mirë për inxhinierët, dizajnuesit, marketuesit, dhe më shumë.  Nuk është e detyrueshme që të qëndroni në të njëjtën kompani gjatë gjithë kohëzgjatjes të Visa-s tuaj.

Për kompanitë e tjera teknologjike,  ju mund të aplikoni për një “Pasaportë Talenti”, e cila është  re gjithashtu.

Investitorët marrin një vizë nëse punojnë për një firmë VC (Kapital i investuar në një projekt që ka rrezik të humbet. Zakonisht një biznes i ri.) franceze, ose punojnë për një firmë VC ndërkombëtare dhe zgjerohet me një zyrë të re në Francë. Ato munden gjithashtu të aplikojnë për Pasaportë Talenti.

Qeveria franceze donte që të debutonte këtë program para zgjedhjeve presidenciale, pasi presidenti i ardhshëm mund të jetë më dyshues kur vjen puna tek imigrimi. Është më e vështirë të ndalosh diçka që tashmë funksionon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>