Vëzhgim

Freckle: Ndjekja e lehtë e kohës së punës

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Freckle: Ndjekja e lehtë e kohës së punës

altTë gjithë kontraktorët dëshirojnë të paguhen, por disa prej tyre dëshirojnë të regjistrojnë orët e punës, që fatura e tyre të jetë sa më e saktë. Freckle është një shërbim online, i lehtë për t’u përdorur për ndjekjen e kohës së punës. Vendosja e të dhënave kërkon vetëm tri kuti: e para për kohëzgjatjen e punës, e dyta për klientin ose emrin e projektit dhe e treta për etiketat.Këto etiketa mund të identifikojnë numrin e punëve, përshkrimin e punës, ose çdo gjë tjetër që dëshironi. Freckle ka dhe një opsion falas, por opsioni me pagesë kushton 24$ në muaj dhe mund t’ju tregojë saktësisht se sa ka punuar secili punëtor në kompaninë tuaj, në projekte të caktuara. Një problem: Freckle nuk e ka opsionin që ju lejon të vendosni fillimin e projektit dhe kohën kur duhet të përfundojë. letsfreckle.com

Qitera: Bookmarks me faqe të plota
Disa njerëz kanë qejf fjalët, ndërsa të tjerët preferojnë të përdorin fotografi. Nëse ju pëlqejnë gjërat vizuale, Qitera mund të jetë shërbimi që ju përshtatet, për ruajtje faqesh online. Ngjashëm me Delicious dhe shërbime të tjera, Qitera ju ofron një buton për shfletuesin, me të cilin mund të ruani faqet që hasni gjatë navigimin në internet. Kur shkoni në faqen e Qitera, mund t’i shikoni këto linqe si një fotogaleri me fotografi të marra nga uebfaqet, me madhësi e plotë, në vend të një liste të thjeshtë me tekst. Mund të komentoni në faqe dhe t’i ndani ato me të tjerët. Shërbimi falas duket i dobishëm edhe pse nganjëherë i paraqet faqet me pjesë të zbrazëta, kur nuk ka mundur të ruajë pamjen. qitera.com

Clerk Dogs: Rekomandime për video
Kur Netflix rekomandon një film, mund ta pëlqeni ose ta urreni, por nuk mund ta ndryshoni. Clerk Dogs është më interaktiv. Vendosni një film dhe Clerk Dogs shfaq edhe të tjerët me karakteristika të ngjashme. Nuk ju pëlqejnë sugjerimet? Klikoni Mash It, dhe do të hapen rekomandime të tjera. Shkoni në ‘Crude Humor’ dhe zgjidhni nga Zoolander deri tek The Money Pit. Ndizni romancën dhe zgjedhja e preferuar është DVD e serialit televiziv Friends. Baza e të dhënave duket e limituar për tani, por është zbavitëse kur luan me të. clerkdogs.com
 

Lajmet e fundit>