Lajmet

Fred Vogelstein: Steve Jobs ka fyer ashpër themeluesin e Android-it

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Fred Vogelstein: Steve Jobs ka fyer ashpër themeluesin e Android-it

steve-jobs-pointingNuk është fshehtësi që Steve Jobs nuk kishte shumë kërshëri për sfidën e tij mobile me Google, duke shkuar aq larg sa kishte thënë se do të shkatërronte Android-in, të cilin e konsideronte si një produkt të vjedhur nga Apple.

Sulmet e tij duket të kenë qenë edhe më tepër personale, siç e përshkruan libri nga Fred Vogelstein me titull “Luftimi i ashpër”: Si Apple dhe Google shkuan në Luftë dhe filluan një Revolucion.

Business Insider shkruan një thënie mjaft provokative në të cilën Jobs i referohet themeluesit të Android-it, Andy Rubin si një “qen arrogant, i madh” dhe vetë Android-in si një “shqitje e dreqit e gjërave që ne jemi duke bërë”.

Jobs më vonë u takua me Rubinin dhe ekzekutivët e Google Larry Page dhe Alan Eustace për të detyruar ata që të largojnë veçoritë nga Androidi që ishin gati sikur dizajni i iPhone, si gjestet për prekje të shumta dhe mënyrat se si zhbllokohej telefoni.

Po të mos vepronte kështu Jobs, Androidi mbase do të ishte lëshuar në një fushë të nivelit të njëjtë sikur iOS-i dhe duke e marrë parasysh suksesin e tanishëm të Androidit, nuk është çudi që edhe vetë Jobs sigurisht se do të befasohej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>