Free Video Call Recorder, aplikacioni për inçizim të bisedave në Skype

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Free Video Call Recorder, aplikacioni për inçizim të bisedave në Skype

Skype recorder Aplikacioni Skype ka qenë i popullarizuar shumë në mbarë botën, duke arritur mbi 700 milionë përdorues të regjistruar.

Nga përparësitë e shumta që ofrohen në Skype janë bisedat pa pagesë, video bisedat me lehtësi dhe shërbimet si SkypeOut dhe SkpyeIn. Në raste të caktuara mund të paraqitet nevoja që të bëhet inçizimi i bisedave, të cilat mund të dëgjohen më vonë dhe ka mjaft aplikacione që e ofrojnë këtë mundësi, por një pjesë e madhe e tyre nuk janë pa pagesë.

Aplikacioni Free Video Call Recorder for Skype ofron inçizim pa pagesë të këtyre bisedave.

Sipas uebfaqes së prodhuesit të këtij aplikacioni, Free Video Call Recorder (FVCR) është “incizuesi i parë i video bisedave pa pagesë i Skype në botë për inçizim të thirrjeve në Skype pa ndonjë kufizim.” Këtë e thotë DVDVideoSoft, duke e cekur që shumica e incizuesve ose janë me pagesë, ose ofrojnë inçizim vetëm të zërit.

Ky aplikacion është pa pagesë, i lehtë që vjen me tri forma: Record all sides (picture-in-picture), Record other side only dhe Record audio only. Kufizimi tek e para është që nuk mund të bëhet inçizimi i vetëm audios suaj nëse pala tjetër nuk e ka ndezur kamerën për bisedë.

Përdorimi i këtij programi është mjaft i thjeshtë. Skype automatikisht do të lëshohet sapo të fillojë incizuesi dhe pas zgjedhjes së formës suaj ju mund të filloni bisedën tuaj dhe të klikoni butonin për inçizim. Ju nuk mund të filloni inçizimin përpara se të fillojë biseda.

Skype recNëse dëshironi të ndalni inçizimin për një kohë por ta mbani bisedën në të njëjtin skedar, përdorni butonin për pauzë. Butoni për ndalje do të ruajë skedarin dhe klikimi i sërishëm i butonit për inçizim sërish do të fillojë një inçizim të ri. Pauzimi i panevojshëm për një bisedë që nuk ka ndërprerje, krijon një kërcim të dukshëm në skedar.

Cilësia e inçizimit të audios varet nga pajisja me të cilën bëhet biseda.

Edhe inçizimi i videos është në cilësi mjaft të përshtatshme.

Me pak fjalë, Free Video Call Recorder është një vegël mbresëlënëse që e bën të lehtë inçizimin edhe të videos edhe të audios.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>