Lajmet

FreeFixer largon programet e padëshiruara nga PC-ja juaj

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
FreeFixer largon programet e padëshiruara nga PC-ja juaj

19get80en7p45jpgWindows: Me kalimin e kohës, PC-ja juaj me Windows me siguri që do të ketë grumbulluar shumë programe, shërbime dhe gjëra të tjera të padëshirueshme që e ngadalësojnë atë. FreeFixer liston çdo gjë në diskun tuaj të fortë dhe ju ofron më tepër informacione për secilën gjë për të ju ndihmuar të vendosni nëse është një gjë e nevojshme apo jo.

Sapo ta bëjë një skanim të plotë, FreeFixer do të ju ofrojë një listë të gjatë të gjërave si regjistrat e programeve që hapen me ndezjen e kompjuterit, gjërat e planifikuara për t’u kryer automatikisht, proceset, shërbimet, modulet SVCHost dhe Explorer, shtojcat për Firefox, makinat e kërkimit dhe gjëra të tjera. Secila gjë vjen me një ikonë, shtegun e plotë se ku ndodhet në disk dhe një lidhje “more info” për të gjetur më tepër hollësi për secilën gjë.

Për të ju ruajtur nga fshirja e gjërave që nuk duhet, FreeFixer nuk i liston skedarët kritikë të sistemit. Ai më tej i ngjyros me ngjyrë të gjelbër skedarët nga publikuesit e besueshëm softuerik si (Apple, TrendMicro, Microsoft, etj.) si “skedarë të besueshëm”. Këto po ashtu nuk mund të fshihen dhe nuk do të paraqiten kur ta merrni një skedar me regjistra. Përparësi nga kjo është që kur e publikoni një skedar në një forum për ta identifikuar problemin, është më e lehtë për ta për të ju ndihmuar.

FreeFixer mund të organizohet që të kryejë këto skanime në mënyrë periodike në prapavijë. Ai po ashtu ka një mjet File Nuker për të fshirë çfarëdo skedari të panevojshëm sapo ta rifilloni pajisjen tuaj, e po ashtu edhe një mjet Windows System File Checker, për kontrollim të skedarëve të sistemit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefoxpc
Lajmet e fundit>