Softuer

Freereader, falas sjell lajmet në celularin tuaj

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Freereader, falas sjell lajmet në celularin tuaj

Fituesi i PC WORLD ju sjell lajmet në vende ku lexuesit e lajmeve të tjerë nuk munden.

Freearange Freereader sjell shpejtësinë dhe përshtatshmërinë e burimeve RSS në një numër të madh të telefonave mobil. Instalimi i këtij lexuesi të shpejtë dhe të pastër të lajmeve dhe lojërat e vogla zbavitëse, përcjell lajmet më të fundit nga burimet e preferuara. Mund të rregullohet gjithçka përmes telefonit, por mënyra më e mirë është krijimi i një llogarie dhe burimet e parapaguara. Si edhe me çdo lexues tjetër të mirë, mund të importohen apo eksportohen listat OPML nga njëri lexues në tjetrin, por në versionin falas është limituar në dhjetë burime.

Mund të përshtaten burimet të cilat përcjellin lajmet në rubrika të caktuara apo përcjellin aktivitetet e tregut për ndonjë simbol të aksioneve në bursë. Pasi shkarkohet në telefon, mund të lexohen lajmet në një paraqitje të bukur dhe të ndryshueshme. FreeReader fi llon me titujt e artikujve dhe përshkrimet.

Më pas shkarkon artikullin e plotë vetëm kur lexuesi zgjedh ta bëjë këtë. Një azhornim tipik për dhjetë burime është i vogël (rreth 80 KB), por duhet pasur kujdes me marrjen e shënimeve, nëse kontrata është ne pagesë të limituar në celular.

Lajmet e fundit>