Biznes

Freskimi i dizajnit të fundit të Facebook ndihmon bizneset

Apr 8 2009
0 Shpërndarje
Freskimi i dizajnit të fundit të Facebook ndihmon bizneset

altFacebook vazhdon të zhvillohet edhe më tej duke u munduar ta përmirësojë modelin e biznesit të vet. Me evoluimin e fundit, Facebook i bën shërbimet e veta më të vlefshme për bizneset.

Me freskimin e Fan Page, bizneset kanë mundësinë t’i dërgojnë më të rejat e tyre në news feed apo të secilit person që ka zgjedhur të jetë tifoz i atij biznesi. Veç kësaj Facebook është duke e shtuar një vegël për analytics, në mënyrë që ju ta kuptoni më mirë demografinë e fansave tuaj.

Nëse biznesi juaj akoma nuk ka një faqe të fansave në Facebook, tani është koha që ju ta bëni këtë gjë. Por keni kujdes, ngase miliona përdorues janë ankuar për ndryshimet e fundit në Facebook, ndërsa kjo e fundit njihet për vendime të shpejta për feedback.

Ndërsa njerëzit që janë bërë fansa të ndonjë faqeje të biznesit para 20 marsit, nuk do të pranojnë newsfeed, përveç nëse bëjnë “opt-in”, që për shumicën është e panjohur. Neve na mbetet vetëm të presim nëse Facebook do të bëjë ndryshime të mëtutjeshme për feedback.
 

Lajmet e fundit>