Lajmet

Front i ri 'lufte' ndaj Intel: Grafika

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Front i ri 'lufte' ndaj Intel: Grafika

Deri tani, të gjitha veprimet ligjote ndaj Intel janë përqëndruar në kërkimin dhe biznesin primar të kompanisë, CPU-të, por që prej së Mërkurës, Komosioni Federal i Tregtisë ka hapur një kapitull të ri mbi veprimtari të paligjshme antikompetitive në fushën e GPU-ve, ku Intel ka për rivalë si AMD ashtu dhe Nvidia-n.

Prej kohësh ATI (sot nënkompani e AMD) dhe Nvidia kanë dueluar mes tyre për vendin dominues të distributorit të adaptorëve grafikë diskretë, por më pak i përmendur dhe shumë më i fuqishëm,  Intel kaqënë për shumë kohë jashtë këtij tregu, por furnitor primar i grafikës së integruar në mbështetje të CPU-ve të sajë.

Sipas Komisionit, fronti i ri i sjelljes së jashtligjshme të Intel është kryesisht ai i netbookëve dhe i paketimit të grafikës dhe procesorëve të tyre. “Për të luftuar konkurencën ndaj platformës së tyre, Intel ka vendosur çmime shumë më të larta për prodhuesit që duan të përdorin Aton me platformën Ion të Nvidias. Ndërkohë që çmimet më të favorshme i ofrohet prodhuesve vetëm në rast të shoqërimit të procesorit me grafikën e Intel” U deklarua ndër të tjera.

Lajmet e fundit>