Analiza

Fruit Ninja për Kinect

Aug 12 2011
0 Shpërndarje
Fruit Ninja për Kinect

Lëvizjet e para që i bëni mund të jenë si veprime orientuese derisa të mund ta kuptoni pozitën tuaj, pastaj ju mundoheni t’i preni frutat duke lëvizur. Paraqitja e frutave dhe prerja e tyre bëhet nga një hije në sfondin e ekranit që paraqet frutat me të gjitha lëvizjet e trupit që janë më të ndërlikuara se sa vetëm lëvizja e gishtave në ekranet e celularëve dhe mund të quhet si një lojë argëtuese.

Fruit Ninja Kinect i përcjell lëvizjet tuaja në bazë të shpejtësisë, duke nënkuptuar që përgjithësisht do të bëhet përgjigjia vetëm ndaj veprimeve të shpejta. Kjo paraqet një rëndësi të madhe të lojës, që përcillet edhe me aftësitë tuaja për frenim duke mos i goditur bombat.

Llojet e shumta të gjendjeve që paraqiten gjatë lojës janë të ngjashme me ato që paraqiten për lojën në celularë. Gjendja “Classic” ju teston juve me goditjen e të gjithë frutave të paraqitur në ekran, duke përfunduar me lojën kur ju nuk arrini që të preni tre ose kur e goditni vetëm një bombë. Gjendja “Arcade” ju ofron një minutë mundësi për të shkatërruar sa më shumë fruta që është e mundur, me fruta shtesë të paraqitur në ekran. Pastaj është gjendja” Zen” që ju ofron një minutë e gjysmë kohë që të preni fruta, por ka gjithashtu edhe bomba.

Me tri gjendjet e paraqitura, Fruit Ninja ofron vetëm disa minuta për të luajtur. Kjo lojë mund të quhet si e lodhshme, andaj ndoshta edhe mund të djersiteni. Zhvilluesi i lojës ka dizajnuar një paraqitje të pikëve të miqve, që mbase mund të ju nxisin që të luani edhe më tepër.

Ninxhat e vërtetë e dinë se kur duhet dhe kur nuk duhet të sulmojnë frutat: për të marrë sa më shumë pikë, ju duhet që t’i preni nga tre fruta me një goditje të vetme, që të fitoni më shumë pikë. Ky element në lojë e bën më interesant angazhimin tuaj në këtë prerje vitutale.

Megjithëse është një lojë mjaft e këndshme, mund të thuhet se mbase nuk do të ju argëtojë për një kohë të gjatë, pasi që pas një kohe juve më nuk do të ju luhet dhe do të keni dëshirë që të mirreni me diçka tjetër./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>