Lajmet

Fshihni dhe jo fshini fotot në Instagram me opsionin e ri të arkivimit

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Disa përdorues, adoleshentë veçanërisht, fshijnë fotot që nuk marrin mjaftueshëm pëlqime apo janë tejet personale. Fshihni dhe jo fshini fotot në Instagram me opsionin e ri të arkivimit Photo Source: Shutterstock/ happydancing

Instagram publikoi funksionalitetin e ri Archive për të gjithë përdoruesit pasi e kishte testuar tek një numër i kufizuar.

Me këtë veçori të re çdokush në Instagram mund të fshehë postimet e vjetra pa i fshirë ato. Në klikoni menunë “…” në një foto ku normalisht vëreni opsionet e editimit dhe fshirjes, do të vëreni një opsion për të arkivuar imazhet.

Duke prekur butonin ju do të dërgoni foton në galerinë private kur vetëm ju mund ta shikoni. Me këtë veçori të re Instagram kërkon të parandalojë fshirjen e fotove nga rrjeti social dhe të krijojë një ndjesi rehatie në të.

Disa përdorues, adoleshentë veçanërisht, fshijnë fotot që nuk marrin mjaftueshëm pëlqime apo janë tejet personale. Opsioni i ri Archive jo medoemos ndalon këtë sjellje por të paktën i mban fotot në Instagram.

Gjithashtu mund ti riktheni fotot në vendin origjinal. Përdoruesit e tjerë nuk do të lajmërohet nëse arkivoni ose riktheni një foto.

Kur opsioni të jetë i disponueshëm edhe tek ju, do ta aksesoni përmes një butoni në skajin e djathtë lart të ndërfaqes së aplikacionit. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>