Lajmet

FSHN sjell Konferencën ndërkombëtare për trendet e fundit në Shkencat Kompjuterike dhe IT

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
FSHN sjell Konferencën ndërkombëtare për trendet e fundit në Shkencat Kompjuterike dhe IT

51_big (1)Konferenca ndërkombëtare “Trendet e fundit dhe aplikimet në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjinë e Informacionit” do të mbahet për herë të parë në Tiranë, në datat 12-13 dhjetor 2014.

Qëllimi kryesor i eventit është të japë një mundësi për kërkuesit dhe praktikantët e rinj të IT-së, nga e gjithë bota, që të prezantojnë rezultatet e punëve të tyre kërkimore dhe të diskutojnë sfidat dhe praktikat e hasura dhe zgjidhjet e përshtatura.

Kjo konferencë krijon mundësi shumë të mira për shkëmbim idesh dhe eksperiencash të reja mes pjesëmarrësve me qëllim krijimin e kërkimeve e lidhjeve të  biznesit, si edhe gjetja e partnerëve potencialë për bashkëpunime në të ardhmen. Shtëpia botuese ICTSmedia do të jetë një partnere e kësaj konference ndërkombëtare, e cila mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Tematikat  që do të trajtohen në konferencë janë si më poshtme:

1.    E- Government and E-Health
o    Sistemet administrative të informacionit
o    Shërbimet ueb
o    Dokumentet elektronikë dhe protokollet
o    Sistemet Telemjeksore dhe Aplikimet
o    Telemonitorimi, Kujdesi teleshtëpiak (TeleHomecare) për njerëz të moshuar
o    Shëndeti mobil (M-Health)
o    Teknologjia Grid  në PA dhe kujdesin për shëndetin
o    Firma dixhitale / Kartat identifikuese elektronike
o    Qytetet e ardhshme dhe inteligjente

2.    E-Commerce dhe E-Business
o    Modelimi dhe Vlerësimi i E-Commerce
o    Kategoritë e  E-Commerce
o    E-Marketing
o    Grid Computing dhe Teknologjitë P2P në E- Commerce
o    Sistemet E-Commerce të bazuara në ueb
o    Shërbimet ueb dhe Menaxhimi i të Dhënave Ueb
o    Autentikimi, Autorizimi në  Kriptografi
o    Zbukimi i ndërfutjeve dhe  Lokalizimi
o    Modelet e Mobile Commerce dhe Platformat
o    GPS dhe Shërbimet e Lokalizimit
o    E-Financing (E-Payment, E-Bank, E-Stock, E-Insurance)
o    CRM dhe Zgjidhjet e Biznesit
o    Rrjedha e Menaxhimit

3.    Teknologjia dhe trendet e fundit në kompjuterizimin e avancuar
o    Teknologjia ueb
o    Ndërfaqja e përdoruesve/ Realitet i shtuar
o    Arkitektura e orientuar drejt shërbimeve
o    Kompjuterizimi mobil/ Kompjuterizimi Cloud
o    Grid dhe Kompjuterizimi i shpërndarë
o    GIS dhe Lokalizimi i bazuar në Shërbime
o    Sistemet shumë agjentësh
o    Menaxhimi i logeve dhe Siguria e Bazave të të dhënave    
o    Semantika ueb dhe Ueb Mining
o    Teknologjitë multimedia/ Procesimi i imazheve
o    Metodat kompjuterike në Bioinformatikë
o    Inxhinierimi softuerik
o    Sistemet ekspert/ Trendet në inteligjencën artificiale
o    Tërheqja e informacionit
o    Siguria e informacionit/Firma dixhitale

4.    Sfidat dhe metodat e mësimdhënies në informatikë
o    Sfidat në përcaktimin e një kurikulumi ndërkombëtar
o    Diversiteti  në Kurikulat e Informatikës
o    Modelet e dizajnit të kurikulumit
o    E-learning/ Ndërveprimi studentor.

Autorët ftohen të marrin pjesë me punët e tyre kërkimore rreth tematikave të sipërpërmendura, të cilat nuk janë paraqitur më parë. Për më tepër informacion klikoni: http://goo.gl/h3DQqN. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>