Lajmet

Ftesa të rreme në LinkedIn, iu çojnë te trojani Cridex

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Ftesa të rreme në LinkedIn, iu çojnë te trojani Cridex

LinkedINHulumtuesit nga GFI Labs kanë paralajmëruar përdoruesit për spam e-maile, të cilët shfaqen sikur i dërgon LinkedIn, të cilët mund të dërgojë deri të infektimin e kompjuterit me trojanin Xridex.

E-maili i dërguar nga e-mail adresa e rreme në të vërtetë është thirrje për përdoruesin që t’i bashkohet rrjetit të dërguesve të e-mailëve në LinkedIn.

Klikimi në butonin apo në linkun afër saj do të ju dërgojë në ueb faqen në të cilën gjendet Blackhole exploit kit, i cili, derisa prisni për përcjellje në faqen tjetër, do ta bombardojë kompjuterin tuaj me “exploit-sa”, për një numër të lëshimeve në aplikacionet e popullarizuara.

Pas kësaj pason përcjellja në ueb faqen ruse ku mashtruesit do të tentojnë që të ju bindin që të merrni dhe të instaloni një shtojcë (plug-in) e cila mungon.

Epilogun mund ta dini: kjo shtojcë në të vërtetë është trojani Cridex, i cili kur infekton kompjuterin, vjedh të dhënat nga ai.

Në këtë dhe në rastet tjera të ngjashme, jini të kujdesshëm më këto lloj thirrjesh, kurse mënyra më e mirë që mund të bëni është të mos klikoni në linqet që ju vijnë në e-mail dhe të regjistroheni në llogarinë tuaj në LinkedIn duke shkruar adresën e këtij rrjeti social në shiritin e shfletuesit. (PCWorld Albanian)

Linkedin Virus

Lajmet e fundit>