Harduer

Ftesa zyrtare e LG G4 nxjerr në pah kamerën dhe materialin e ndërtimit të smartfonit

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
Ftesa zyrtare e LG G4 nxjerr në pah kamerën dhe materialin e ndërtimit të smartfonit

gsmarena_003Pritja po shkon drejt fundit dhe së shpejti do të kemi në dorë një tjetër smartfon të parametrave të lartë siç është LG G4.

Kompania Koreane ditën e djeshme publikoi imazhin e ftesës zyrtare për eventin e prezantimit të smartfonit G4 gjitha edhe një video promocionale. Në këtë ftesë spikat kamera e smartfonit e cila ka një hapje 11 % më të madhe sesa kamera që gjendet tek konkurrenti tjetër më i fuqishëm, Galaxy S6.

Kjo kamër karakterizohet nga një dritë led e dyfishtë dhe një sensor lazer për fokusin, gjë që nuk e kemi parë deri më sot në një smartfon. Ndërsa në sytë tanë bie edhe materiali prej lëkure që mbulohen pjesën e pasme.

Siç ju kemi lajmëruar më parë, informacion të cilat realisht kanë qenë spekulime por që u vërtetuan, zyrtarisht LG-ja konfirmoi lançimit e modelit G4 në datën 28 Prill. Tashmë numërimi prapa ka filluar dhe ngelet edhe 20 dit nga debutimi zyrtar. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>