Lajmet

“I ftuari” i radhës i Startup Grind Tirana është themeluesi i restorantit tradicional Mrizi i Zanave

Dec 6 2017
0 Shpërndarje
Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit. “I ftuari” i radhës i Startup Grind Tirana është themeluesi i restorantit tradicional Mrizi i Zanave

Më 19 Shtator në Startup Grind Tirana, Armir Harris, themelues dhe CEO i Shofur, platforma më e madhe e rezervimit të autobusëve charter.

Ai ndau eksperiencën e tij si CEO Shqiptar i cili zuri vendet në faqet e Business Insider dhe Inc Magazine si një prej drejtuesve të një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në SHBA.

Takimi i radhës i Startup Grind do vjen javën e ardhshme me një destinacion disi të pazakontë, Mrizin e Zanave.

Pasi jetoi për disa vite në Itali, Altin Prenga dhe vëllai i tij u kthyen në Shqipëri për të aplikuar idenë e tyre të një restoranti tradicional.

Për ta ishte e rëndësishme tradita, dashuria për tokën dhe prodhimin lokal. Kështu lindi “Mrizi i Zanave.”

Në pak vite, hap pas hapi, ky restorant u bë një pikë reference për ata shqiptare që nuk duan një të ardhme pa traditën kulturore dhe ushqimin tradicional.

Nisur nga vizioni i tij, Altin Prenga është një prej promotorëve kryesorë të Slow Food Alliance. Ai është shndërruar në një pikë referencë për 200 fermë lokalë dhe ka shndërruar një ndërtesë burgu në një ambient ku mund të përpunojnë produktet e tyre dhe ti shesin në treg.

Kur u nis për në Itali në 1998 ishte vetem 15 vjeç. Ai kujton ditën kur u nis, nuk ishte larg shtëpisë, ishte afër bunkerit, i cili edhe sot është i dukshëm në hyrje të “Mrizit te Zanave”.

11 vite me pas Altin Prenga hodhi themelet e nje prej restoranteve me te suksesshme ne Shqiperi. Nuk ka fjalë që e përshkruan “Mrizin e Zanave”, por duhet shkuar dhe shijuar.

Takimi mbahet ditën e Mërkure më 13 Dhjetor në ora 10:00 tek Mrizi i Zanave. Të interesuarit mund të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre nga uebsajti i Startup Grind Tirana.

Axhenda e takimit vijon:

  • 10:00 amNetworking
  • 11:00 amFireside chat with Altin
  • 12:00 pmNetworking

Takimi sillet nga Gerti Boshnjaku, CEO dhe themelues i News Media Communication dhe revistës së njohur të biznesit në Shqipëri, Bussines Magazine Albania, Aneida Bajraktari një personazh nga bota e financës dhe drejtësisë me një pasion për inovacionin dhe zhvillim komunitar.

Startup Grind është një komunitet global startup-esh mbështetur nga Google for Enterprenuers ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit.

Çdo muaj mbahen takime në më shumë se 150 qytete dhe 65 shtete me të ftuar sipërmarrës lokalë, themelues të kompanive dhe investitorë të cilët ndajnë me këtë komunitet historitë dhe mësimet që kanë nxjerrë nga një sipërmarrje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>