Harduer

Fujitsu prezanton teknologjinë e matjes të pulsit nëpërmjet skanimit të fytyrës

Mar 19 2013
0 Shpërndarje
Fujitsu prezanton teknologjinë e matjes të pulsit nëpërmjet skanimit të fytyrës

Do të dëshironit një kontroll të menjëhershëm të pulsit? Atëherë shikoni tek lentet. Fujitsu ka prezantuar një teknologji të re që mat pulsin e njeriut në kohë reale duke përdorur kamerën e një kompjuteri, smartfoni ose tableti.

Sistemi funksionon nëpërmjet analizimit të ndryshimit të ndriçimit të fytyrës që mendohet të shkaktohet nga qarkullimi i gjakut. Nuk ka nevojë për pajisje shtesë, shfaq rezultatin në më pak se pesë sekonda dhe ju lejon të monitoroni veten herë pas herë. Mund të gjejë përdorim në grupet e sigurimit për të identifikuar më lehtë personat që veprojnë në mënyrë të dyshimtë në vende publike si p.sh koncerte, aeroporte etj.

Hemoglobina e gjakut përthith dritën jeshile. Teknologjia e Fujitsu funksionon nëpërmjet regjistrimit të një video të shkurtër të subjektit, llogaritjes të vlerave mesatare për të kuqen, të gjelbrën dhe ngjyrën blu në një pjesë të caktuar të fytyrës për çdo frame. Më pas nga komponentja e gjelbër ekstrakton formën e valës të ndriçimit dhe llogarit pulsin bazuar tek këto të dhëna.

Ekzistojnë dhe aplikacione të tjera në treg që përdorin të njëjtat parime të qarkullimit të gjakut, por Fujitsu ka në plan integrimin e softuerit direkt tek pajisjet e konsumatorëve. Kompania do të japë detajet e kësaj teknologjie në Konferencën e përgjithshme të Institutit të Elektronikës, Informacionit dhe Komunikimit që fillon të mërkurën në Gifu të Japonisë. Firma japoneze ka në plan aplikimin e këtij sistemi këtë vit.

Inovacioni i matjes të pulsit i bashkëngjitet listës në rritje të produkteve që vendosin mbledhjen e të dhënave të shëndetit direkt në duart e konsumatorëve dhe në pajisjet e tyre për përdorim të përditshëm. Këtu mund të përmendim aplikacionin që analizon kampionet e urinës ose aplikacionin që ndihmon në identifikimin e tronditjeve në raste dëmtimesh.

Skaneri Digitizer i Makerbot do të lejojë këdo të printojë objekte në 3D

Nëse Fujitsu vendos të demonstrojë softuerin në ndonjë pajisje të re dhe të veçantë atëherë me siguri do të ketë shumë pulse të përshpejtuar. (PCWorld Albanian)

Fujitsu scan

Lajmet e fundit>