Biznes

Fujitsu shet biznesin e telefonëve mobil nga konkurrenca e egër

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Faza e parë e ofertave pritet të hapet në Shtator dhe do ti sjellin miliona dollar kompanisë Japoneze. Fujitsu shet biznesin e telefonëve mobil nga konkurrenca e egër Photo Source: Reuters

Fujitsu është në kërkim të shitjes së operacioneve mobile ndërsa konkurrenca në rritje në këtë sektor ka shuar besimin e kompanisë për një sukses të mundshëm raportoi media Japoneze Nikkei.

Kompania e cila ndau më vehte operacionet mobile gjatë muajit Shkurt, ka tërhequr interes nga fondet e investimit përfshirë kompaninë Japoneze Polaris Capital dhe atë Britanike CVC Capital Partners.

Megjithatë kjo ofertë duket se nuk i ka shpëtuar as grupit Lenovo. Faza e parë e ofertave pritet të hapet në Shtator dhe do ti sjellin miliona dollar kompanisë Japoneze.

Fujitsu si rezultat do të ndalojë prodhimin dhe zhvillimin e pajisjeve mobile por do të vijojë të mbajë një pjesë të aksioneve për të mbajtur të gjatë markën e saj mobile. /CIO Albanian

Tags >

Fujitsu
Lajmet e fundit>