Biznes

Fujitsu synon ta dyfishojë shitjen e serverëve

Apr 1 2009
0 Shpërndarje
Fujitsu synon ta dyfishojë shitjen e serverëve

altKompania Fujitsu është duke synuar ta dyfishojë shitjen e serverëve gjatë dy viteve të ardhshme pasi përdorë kompjuterët e Fujitsu Siemens dhe riorganizon shumë aspekte të biznesit të serverëve të vet në një organizatë të vetme.

Kompania ka për synim të shesë 500 mijë serverë në vitin e saj fiskal 2010 që mbaron më Mars 2011. Kjo është gati dyfish më shumë nga 270 mijë serverë sa pati shitur kompania në vitin financiar që sapo përfundoi.

“Më në fund kemi arritur të kemi një linjë të plotë të produkteve që do të na bëjë kompani më të kompletuar globale” – thotë Kuniaki Nozoe, president i Fujitsu. Kompania është duke e realizuar rritjen me serverët e saj Primery të bazuara në Intel Chips.

Fujitsu shpreson ta kthejë shitjen e serverëve ne 80 mijë sosh gjatë këtij viti, ndërsa shpreson që shitjet e tyre të arrijnë në 200 mijë më 2010. Ndërkohë pjesa tjetër e shtrirjes prej 190 mijë dhe 300 mijë njësive do të realizohet në Evropë, Azi dhe Amerikë Veriore.
 

Lajmet e fundit>