Lajmet

Fundi i luftës së formatit High-Def dhe DVD?

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Fundi i luftës së formatit High-Def dhe DVD?

Në prag të Consumer Electronics Show, që mbahet çdo vit,Warner Bros ka bërë të ditur se studioja e tyre, e cila është edhe shitësja më e madhe e DVD-ve (me 20 për qind të videove të tregut amerikan),mund të përdorë ekskluzivisht disqet Blu ray, që do të thotë se 70 deri 80 për qind e prodhimtarisë së Hollivudit do të hidhet në qarkullim në formatin Blu-Ray.

Ky lajmërim mund të sinjalizojë fillimin e përfundimit të rivalit të vet, HD DVD.Një numër i madh i kompanive elektronike, duke përfshirë Panasonic, Pioneerdhe Sony përkrahin Blu-Ray.Përveç kësaj edhe shumica e studiove fi lmike janë të përkushtuara që të realizojnë prodhimet e tyre në format të ri, mes të cilave Disney,Linosgate, MGM, Sony Pictures dhe Twentieth Century Fox.

Deri tani, disa kompani si Dream Works Animation SKG,Microsoft , Paramount Pictures,Toshiba dhe Universal Studies i kanë qëndruar besnike teknologjisë HD DVD. Deri para se të jepej ky lajmërim,Warner ishte kompania e funditqë realizonte fi lma në dy formatet high-definition.

Vjeshtën e kaluar, Warner kish thënë se po rivlerësonte nëse kishte kuptim strategjia e tyre dualiste për formatin që përdornin. Deri në fund të vitit 2007, statistikat e shitjes kishin dhënë rezultatet e tyre.

Filmat në Blu-ray kishin tejkaluar ata në HD DVD në Shtete e Bashkuara, afërsisht dy me një vitin e kaluar, sipas statistikave nga Home Media Research. Përveç kësaj, formati Blu-ray i fi lmave të edituar në dy formatet në mënyrë të qëndrueshme dhe shpesh domethënëse, kanë tejkaluar në shitje rivalin HD DVD.Por, shitja e disqeve high-def nuk e tregon të gjithë ngjarjen.Sipas shifrave paraprake nga Home Media Research, shitjet e vitit të kaluar për 20 prodhimet kinematografi ke më të suksesshme janë rritur për 18 për qind, krahasuar me vitin 2006.

Në krahasim, sidoqoft ë, shitjet vendore të DVD në çerekun e katërt kur edhe shumica e atyre fi lmave kanë dalë në shitje në DVD, ishin ulur rreth 2 për qind. Ulja mund të duket margjinale,por duke u bazuar në ngritjen e shitjeve në kinema, Home Media Research dhe zyrtarët e kësaj industri e kanë pritur shitje më të forta të DVD-ve gjatë festave.Këto shitje nuk kanë arritur parashikimet, sepse konsumatorët kanë ngurruar të blejnë disqe deri sa të zgjidhej luft a rreth formatithigh defi nition.

“Warner dëshiron të përballojë plakjen e tregut të DVD me të ardhurat nga disqet blu-ray dhe tregu të mos materializohet me çmim të DVD, për shkak të dy formateve”,thekson analisti për kërkime Wolfgang Schlichtingnga IDC.

Fundi i Lojës

Lajmërimi i Warner duket qartë se ka pakësuar përkrahësit e HD DVD.Toshiba është kundërpërgjigjur duke ulur çmimet e luajtësve(players); më i liri, Toshiba HD-A3, tani kushton150 dollarë.

Derisa çmimi i luajtësve Blu-ray do vazhdojë të bjerë, ai nuk do të ketë ulje drastike sikur luajtësit HD DVD. Megjithatë,thotë Schlichting, Blu-ray duhet të vazhdojë vendosjen e çmimeve agresive.Përveç çmimit, lidhja bashkëveprimi online (në formë të BD Live të ardhshëm,i cili ofron mundësipër lidhje me internet, të ngjashme me ato që HD DVD, tashmë ofron) do të luaj një rol të madh në ardhmërinë e Blu-ray.

Me Warner, i cili i është bashkuar këtij kampi, Blu-ray në mënyrë të qartë ka përparësi. Por kjo nuk do të thotë largim të HD DVD-së. Kompanitë që përkrahin HD DVD-në duket se kanë vendosur të rezistojnë në një periudhë afatshkurtër. Po ashtu edhe Warner do të vazhdojë të prodhojë disqet HD DVD deri në mes të vitit 2008.

Prodhuesit e playereve LG dhe Samsung, planifi kojnë të vazhdojnë ofrimin e luajtësve dual-format, deri në fund të vitit. Përveç zbritjes së çmimeve, Toshiba ka demonstruar veçoritë e reja të HD DVD.

“Pavarësisht kësaj, lëvizja e Warner për të përkrahur Blu-ray, mund të jetë ngjarja kryesore, e cila e zgjidh luft ën e formateve. Kjo me siguri ndryshon rregullat dhe fushën e lojës”, thekson analisti Thomas Coughlin nga Coughlin Associates.

Analisti Schlichting nga IDC, beson se HD DVD ka një të ardhme edhe pse ajo mund të jetë e zymtë: “Rruga logjike për mbijetesën e HD DVD është në produktet dual-format.” Por,çmimet e këtyre luajtësve që shet LG dhe Samsung, të cilët janë rreth 800 dollarë, duhet të ulen shumë shpejt.

“Nëse çmimet nuk ulen, e ardhmja është e zymtë për HD DVD”. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVDhd
Lajmet e fundit>