Analiza

Fundi i një epoke: Nga 31 tetori do të përfundojë prodhimi i kompjuterëve me Windows 7

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Fundi i një epoke: Nga 31 tetori do të përfundojë prodhimi i kompjuterëve me Windows 7

win7_primary-100024000-largeKëtë vit, Halloween do të jetë më i frikshëm se zakonisht për adhuruesit e kompjuterëve. Të premten më datë 31 tetor është dita e fundit në të cilën Microsoft do të shesë licenca të Windows 7 për prodhuesit e kompjuterëve. Pas ditës së premte çdo gjë do të shkojë për Windows 8.1, të paktën për tregun e konsumatorëve.

Kompjuterët me Windows 7 Profesional do të vazhdojnë të prodhohen për bizneset, si dhe çdokush tjetër që preferon të paguajë për një model premium të Windows 7. Por prodhuesit nuk do të kenë më akses në Windows 7 Home Basic, Home Premium ose Ultimate pas kësaj jave.

Me theksin e fuqishëm tek ekrani Start, ndërveprimi me prekjen, dhe një ndërfaqe të re moderne, shumica e përdoruesve desktop hezitonin të kalonin në Windows 8.1. Por kjo së shpejti mund të ndryshojë teksa Microsoft zbuloi Windows 10 me përqendrim në ndërfaqen e desktopëve tradicionalë.

Microsoft akoma nuk ka caktuar një datë përfundimi për Windows 7 Professional për bizneset, por ne nuk presim të shohim ndonjë ndryshim deri sa të vijë version final i Windows 10. Bizneset dhe departamentet IT kanë shfaqur shumë pak interes për Windows 8 dhe tashmë po presin Windows 10.

Prodhuesit mund të mos jenë në gjendje të marrin licenca të reja Windows 7 duke filluar nga dita e premte, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të blini një kompjuter me Windows 7 në të. Sesa do të zgjasë kjo periudhë e disponueshmërisë së kompjuterëve me Windows 7 në distributorët pritet të shihet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>