Lajmet

Fundi i një epoke: Winamp do të mbyllet së shpejti

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Fundi i një epoke: Winamp do të mbyllet së shpejti

winamp-100069209-largePas rreth 15 vitesh në qarkullim, media player-i i famshëm Winamp do të mbyllet më 20 dhjetor 2013.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë krijuesit, AOL, të cilët kanë postuar një njoftim në faqen zyrtare të Winamp-it.

Në fillim të dhjetëvjeçarit që lamë pas, Winamp ishte një prej programeve më të përdorur për të dëgjuar muzikë në desktop.

AOL e bleu atë në vitin 1999. Pas shumë vitesh luhatjesh, Winamp lançoi versionin për Android dhe Mac në vitin 2010 dhe 2011, por mesa duket ato ishin thjesht “shumë pak dhe shumë vonë.”

Dikur Winamp ishte po aq i rëndësishëm sa ç’është sot Napster, iTunes apo shërbimet e muzikës streaming si Spotify apo Pandora. Winamp kishte pamjet e veta të veçanta, të cilat në një farë mënyre personalizonin përdoruesit.

Gjithsesi, programi arrinte të mblidhte para deri në fund, siç raportohet. Nëse nuk jeni tipa që ju pëlqen ta lini të kaluarën pas, atëhere keni edhe një muaj kohë për të shijuar ditët e vjetra të fillimit të muzikës dixhitale. Winamp ofrohet ende për t’u shkarkuar pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>