Harduer

Fundi i vitit do të sjellë smartbook të bazuar në Snapdragon dhe Tegra

Aug 3 2009
0 Shpërndarje
Fundi i vitit do të sjellë smartbook të bazuar në Snapdragon dhe Tegra

Acer është duke udhëhequr këtë treg me pajisje të bazuara në Android  dhe gjithashtu ka shprehur përkrahjen e saj për Google mobile OS, kurse në anën tjetër Mobinnova ka konfirmuar porosi për SHBA dhe Evropë, që kanë të bëjnë me modelin 8.9 inçësh élan, dërgesat e të cilit do të mund të arrijnë gjysmë milioni gjatë vitit 2009.

Në ndërkohë, Inventec pritet që të lansojë një smartbook 10 inçësh të bazuar në Tegra që përmban emrin Rainbow, që sigurisht do të ndërrohet përsëri në momentin e debutimit.

ASUS është duke qëndruar prapa dhe nuk do të lansojë asgjë deri në muajin nëntor.

Gjersa shumica e këtyre thashethemeve nuk janë ndonjë risi ende nuk mund të konfirmojmë asgjë dhe duhet të presim ende për diçka zyrtare nga prodhuesit e lartpërmendur.

Lajmet e fundit>