Lajmet

Fundi i Windows Mobile?!

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Fundi i Windows Mobile?!

Windows Mobile po humbet çdo lloj autoriteti në fushëne sistemeve mobile- nëse ndonjëherë ka patur një vend për të qënë në këtë fushë. Ndërkohë, Droid i Motorola-s, me sistemin e tij android 2.0 rrit akoma më shumë presionin në sistemin për smartphone dhe PDA të Microsoft.

Është pothuajse unanim opinioni i përgjithshëm, në ëeb dhe jashtë tij se megjithë suksesin e padiskutueshëm të SO-së së ri në desktop, Windows nuk ka më vend në platformat mobile. Kështu, një shkrim në PCWorld (ndërkombëtare) pyet “A ka vendosur Microsoft bastin e fundit në platformat mobile?”. Artikulli citon gjithashtu një studim nga Canalys i cili paraqet degradimin e tregut të Windows Mobile nga 13.9 përqind në vitin 2002 në 9 përqind në 2009.

Gjithashtu kemi dhe faktorin intel: kompania prej kohësh kërkon një të ardhme në fushën e elektronikës së telefonisë, në ndjekje të Texas instruments që sot pajis me chipet e sajë markat më të njohura të smartphonëve si iPhone, BlackBerry etj dhe sigurisht nuk mund të bashkohet për këtë qëllim me alternativën e Microsoft. Binomi kaq i suksesshëm Wintel i desktopit, këtu nuk do të funksiononte aspak.

Në përfundim, i shumëprituri Droid mund të mos jetë asgjësuesi i iPhone, por telefonat e gjeneratës së tij po mbase po vendosin fundid e Windows Mobile.

 

Lajmet e fundit>