Harduer

Fundi i një epoke, BlackBerry ndalon shitjet e Priv, Passport dhe Classic

May 8 2017
0 Shpërndarje
Tashmë me KeyOne që ka filluar të godasë tregjet, BlackBerry dërgoi përditësimet mujore të sigurisë për muajin Mars tek të gjithë telefonët Android. Fundi i një epoke, BlackBerry ndalon shitjet e Priv, Passport dhe Classic

BlackBerry është ndër prodhuesit Android më të shpejtë në dërgimin e përditësimeve mujore të sigurisë e nganjëherë ka arritur të lërë pas edhe Google.

Tashmë me KeyOne që ka filluar të godasë tregjet, BlackBerry dërgoi përditësimet mujore të sigurisë për muajin Mars tek të gjithë telefonët Android.

Edhe pse me vonesë krahasuar me përditësimet mujore në të kaluarën, përsëri BlackBerry ka një avantazh të qartë.

Përditësimi është i disponueshëm në Keyone, DTEK dhe Priv. Por së bashku me përditësimin morën lajmin se BlackBerry nuk do të shesë më modelin Priv i cili i bashkohet Passport dhe Classic si një relikë e së kaluarës tashmë.

Dy të fundit funksionin me BlackBerry 10 të cilët shënojnë fundin e harduerëve BlackBerry. Së bashku me largimin e tyre, BlackBerry uli çmimet e modeleve DTEK50 në 229 dollar dhe DTEK60 në 460 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>