Biznes

Fuqia punëtore e Huawei në rrezik pas rënies së fitimeve

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Stafi i Huawei Technologies do të reduktohet dukshëm pas një letre të brendshme e cila thotë se fitimet nga biznesi i telefonëve është larg pritshmërive. Fuqia punëtore e Huawei në rrezik pas rënies së fitimeve Photo Source: Reuters

Huawei, kompani e cila u rrit me shpejtësi për tu bërë prodhuesi i tretë në botë i telefonëve inteligjentë, po përpiqet të shkurtojë më tej distancën me Apple dhe Samsung Electronics.

Megjithatë kompania po përballet me vështirësi pas humbjes së kryesimit në Kinë ndaj rivalit vendas Oppo.

Sipas shefit të divizionit të pajisjeve mobile kompania tejkaloi pritshmëritë me të ardhurat por jo me fitimet gjatë një interviste në Kongresin Mobil Botëror.

Fuqia punëtore e kompanisë e përbërë nga 170,000 punonjës u paralajmërua nga themeluesi i grupit Huawei se duhet të punojnë shumë nëse kompania do të jetojë.

45% e kësaj fuqi punëtore i takon divizioneve të kërkimit dhe zhvillimit. Të ardhurat e kompanisë për 2016-ën ishin 74.8 miliard dollar, një rritje me 32% nga viti në vit.

Kompania synon që brenda tre viteve të arrijë marxhinën e fitimit të Apple dhe Oppo në Kinë. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>