Analiza

Fuqia punëtore femër në IT po zvogëlohet

Apr 7 2010
0 Shpërndarje
Fuqia punëtore femër në IT po zvogëlohet

Vitin e kaluar, programerja Nancy Sheets ishte e detyruar që të pranojë një shkurtim page prej 20% së bashku me pjesën tjetër të departamentit të IT-së  në një kompani plastike me bazë në Wisconsin, gjersa të gjithë të tjerët që punonin aty kanë përjetuar vetëm një reduktim prej 10% në pagat e tyre.

Stafi i IT-së gjithashtu u detyruar për dy javë pushim pa pagesë, gjersa pjesa tjetër e kompanisë ka pasur vetëm një javë pushim pa pagesë (këto lëvizje janë bërë me qëllimin e vetëm që katër punëtorët e IT-së të mbanin punët e tyre).

“Unë isha e lumtur që mbajta punën, por nuk mund ta përballoja shkurtimin prej 20% duke qenë se burri im ishte i papunë” tha Sheets, 55 vjeç, e vetmja femër në departamentin e saj të IT-së. Burri i saj, që ka punuar si një menaxher i IT-së në një kompani tjetër, ka qenë pa punë për më shumë se 14 muaj.

Sheets pëlqen punën e saj, por ajo mendohet sesi do të ishte një punë jashtë IT-së. Megjithatë, tani për tani, ajo këtë dëshirë e ka pauzuar. “Po përkrahi familjen”

Shumë femra në IT kanë gjetur vetën në pozitë të ngjashme dyshimi në vitin 2009. Sipas shifrave zyrtare të Departamentit të Statistikave të punëtorëve të SHBA-së, në janar shkalla e papunësisë për meshkuj ishte 10%, ndërsa ishte 7.9% për femra.

Sipas Center for Work Life Policy, nuk është befasi që femrat po lënë punën e tyre me shkallë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara. Përveç kësaj rreth 39% e femrave janë duke tejkaluar burrat e tyre për sa i përket fitimit të të hollave. “Kur femra bëhet fituesja primare e bukës, ajo ka më pak gjasa që të lë punën” tha Laura Sherbin, drejtoresh e hulumtimit pranë CWLP-së me bazë në Nju Jork.

Por për femrat në IT, imazhi i pagës ka tendenca që të jetë me më pak rritje. Pagat në IT edhe për meshkuj edhe për femra kanë stagnuar gjatë vitit që shkoi, thuhet në një hulumtim pagash bazuar në Computerworld 2010 Salary Survey, dhe pabarazitë e fitimit mes meshkujve dhe femrave kanë mbetur në një vend. Gjersa CIO-të meshkuj kanë fituar mesatarisht 117.843 dollarë, CIO-të femra kanë fituar 148.965 dollarë. Menaxherët zhvillues të aplikacioneve të gjinisë mashkullore kanë fituar një mesatare prej 114.610 dollarë, ndërsa femrat me të njëjtin titull kanë pasur një mesatare prej 106.679 dollarë.

Ndoshta më alarmuese është se mesatarja e bonusit për femra ka rënë 15.5% në vitin 2009, ndërsa për meshkuj në IT ka rënë 5.6%.

Përfundimisht, pagat më të ulëta shtyjnë femrat që ët largohen nga sektori i IT-së, kur paraqiten shpenzimet e kujdesit të fëmijëve dhe shpenzimet tjera. “Femrat bëjnë kësi lloj kalkulimesh. Padyshim, një pagë e ulët nuk po i ndihmon ato që të qëndrojnë si fuqi punëtore në këtë segment” tha Sherbin.

Këto kalkulime kanë shtyrë një eksod të vazhdueshëm të femrave nga IT-ja, në veçanti në nivelin e menaxhmentit mesatar, thuhet në studimin e 2009 NCWIT “Femrat në IT: Faktet”.

Diku rreth 74% e femrave në teknologji raportohet se “pëlqejnë punën e tyre”, por këto femra largohen nga karriera e tyre me një shkallë alarmuese. Rreth 56% e femrave teknike largohen nga pika “mesatare”, me një shkallë dyfish më të madhe sesa ajo e meshkujve.

Lajmet e fundit>