Ja se si

Fuqia totale procesorike e botës është sa ajo e trurit të një njeriu

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Fuqia totale procesorike e botës është sa ajo e trurit të një njeriu

Si rezultat i kësaj një palë hulumtuesish kanë vendosur që të përcjellin ndryshimet në 60 teknologji të ndryshme analoge dhe digjitale, prej lajmeve e deri tek të dhënat mobile, për një periudhë prej më shumë se 20 vitesh.

Trendet që ata gjejnë shkojnë prej të priturave – qasja në internet ka shtyrë zvogëlimin edhe digjital e edhe analog të pajisjeve mobile – e deri tek të befasishmet, siç është fakti se hardueri i lojërave ka qenë gjithnjë më i fuqishëm sesa super kompjuterët e botës.

Autorët kanë arritur të gjejnë rezultate të mahnitshme


Për media të magazinimit, ata kanë konsideruar gjërat si letra, filma dhe incizime në pllaka të gramafonit, e deri tek inovacionet më të fundit si disqet Blu-Ray dhe kartelat e memories. Për të standardizuar matjet përgjatë medieve, ata kanë përdorur teorinë e Shannon për të konsideruar të dhënat e magazinimit në terme të biteve të kompresuara në formë optimale. Ata gjithashtu kanë vëzhguar teknologjinë, duke theksuar se në vitin 2000, bite të videove ishin kompresuar duke përdorur cinepak, që ishte shumë më pak efikas sesa formati i tanishëm MPEG-4.

Autorët e hulumtimit pas përshtatjeve të kalkulimeve thonë se “pas normalizimit të kompresimit optimal në bite ne mund të themi gjëra si një imazh me 6 centimetra katrorë ka të njëjtën madhësi sikurse 1,000 fjalë”. Renditje të ngjashme bëjnë edhe me aftësitë e transmetimeve dhe me komunikimet e dyanshme, të cilat janë të kompajluara me figura të bit-për-sekondë.

Kapaciteti i konvertohet në MIPS, dhe parashikohet si numri total dhe klasat e çipave që janë në ofertë. Por problemi më i madh këtu për ta ishte parashikimi i vështirë i kontrollorëve të integruar dhe i numrit të tyre.

Këto janë normat mbi të cilat u bazuan hulumtuesit dhe bënë parashikime prej vitit 1986 deri në vitin 2007, dhe atë mbi norma të vlerave absolute.

Magazinimi

Disa trende janë shumë të dukshme. Video analoge ka pasur në llogari të vetën mbi gjysmën e të dhënave të ruajtura në vitin 1986 (pllakat e gramafonit dhe kasetat), dhe video ka pasur rreth 86 për qind të të gjitha të dhënave të ruajtura deri në vitin 1993, duke lënë anash pothuajse çdo gjë tjetër.

Në vitin 2000, CD-të dhe shiritat digjital filluan të zënë hapin, por video analoge ende kishte rreth 70 për qind të të gjitha të dhënave të ruajtura. Në vitin 2007, video analog pësoi rënie deri në 6 për qind, duke u zënë nga hard disqet, Blu-ray dhe DVD-të, dhe shiritat digjital.

Gjatë asaj kohe, kapaciteti total i magazinimit u rrit në rreth 23 për qind në vit, dhe arriti në kulm prej 2.9 x 10 në fuqinë e 20 – apo më shumë se 300 ekzabajt, apo 61 CD prej secilit person që ekziston në planet.

Një lëvizje e ngjashme në aspektin digjital ndodhi në mediet e transmetimit dhe komunikimet dy-drejtimëshe. Në vitin 1986, 80 për qind e kapacitetit të transmetimit ishte përdorur për TV tokësor, megjithëse kabllot analoge ishin veçse të pranishme. Sot transmetimi televiziv ka rënë në 50 për qind, ku një çerek i të dhënave të transmetimit sot janë në formë digjitale, kurse kabllot analoge janë në rënie të përdorimit qysh nga viti 2000.

Telefonia digjitale kulmoi në vitin 1993 me 67 për qind, kurse linjat fikse të internetit arritën në një për qind të përdorimit. Në vitin 2000, u arrit në 50 për qind dhe sot është rreth 97 për qind.

Konsumimi

Fuqia kompjuterike ndoshta është ajo që ka ndryshuar më së shumti. Në vitin 1986, kalkulatorët e xhepit kanë përfaqësuar rreth 40 për qind të tërë kapacitetit kompjuterik, duke tejkaluar PC-të që ishin në 33 për qind dhe serverët në 17 për qind. Madje edhe atëherë hardueri i lojërave kishte 9 për qind përfaqësim.

Kalkulatorët morën tatëpjetën në vitin 2000, kur PC-të kaluan në 86 për qind dhe celularët/PDA-të e parë u paraqitën me 3 për qind. Në vitin 2007, celularët arritën në 6 për qind të fuqisë procesorike botërore, por lajmi i madh buron nga hardueri i lojërave, që arriti në mbi 25 për qind të kapacitetit total kompjuterik, dhe shtyu prapa përfaqësimin e PC-ve. Superkompjuterët tani duket se janë shumë të rrallë madje edhe për tu matur.

Një rezultat befasues ishte fuqia totale e gjetur në hapësirën specifike për aplikacione, ku autorët konsideruan vetëm DSP, mikrokontrollorë dhe GPU (GPU-të kanë pasur 97 për qind përfaqësim në këtë kategori). Dhe kapaciteti është i jashtëzakonshëm, rreth 30 herë i tërë harduerit kompjuterik me qëllim të përgjithshëm. GPU-të marrinë përsipër 6.4 x 10 në fuqinë e 18 të të gjitha operacioneve në sekondë që mund të performon planeti, dhe kanë dreguar një rritje vjetore prej 86 për qind gjatë periudhës së studimit.

Në fund autorët kalojnë në krahasimet biologjike. “Për të vendosur në perspektivë gjetjet tona, instruksionet prej 6.3 x 10 në fuqinë 18 që njeriu i ka bërë në kompjuterët e vitit 2007 janë të krahasueshme me numrin maksimal të impulseve nervore që ekzekutohen nga një tru i njeriut në sekondë” shkruajnë ata.

Me fjalë të tjera këta hulumtues thanë se fuqia e trurit është e ngjashme me fuqinë e tërë kompjuterëve të botës, në kalkulime brenda një sekondi. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>