Biznes

Fuqizoni VoIP dhe videot në rrjetin tuaj

Jan 18 2011
0 Shpërndarje
Fuqizoni VoIP dhe videot në rrjetin tuaj

 Por në qoftë se një  aplikacion në një rrjet, shërbimi tele- fonik Voice over Internet Protocol  apo shikimi i videove kërkon më  shumë transfer sesa të tjerët, mund të  ndodhin probleme. Vonesat e pakove  të të dhënave prezantojnë zëra të  pasinkronizuar dhe të deformuar si  dhe imazhe me pikselë. Si rezultat,  sistemi juaj mund të dorëzojë video që  ndonjëherë janë të qeta, por në raste të  tjera edhe të tmerrshme. Ju mund t’i  përmirësoni gjërat sipas mundësive të  shërbimit për kualitet. Në këtë sistem  të rrjetit QoS (Quality of Serving),  pakot e preferuara janë në krye të  rreshtit kur kalojnë nëpër një port rrje- ti, ndërsa pakot e vogla presin. Rezulta- ti është audio e duhur dhe prezantimi i vid- eos, madje edhe kur rrjeti është mjaft i zënë

A ju ndihmon QoS? Edhe nëse ju keni nevojë për QoS, varet se  çfarë aplikacionesh janë duke funksion- uar në rrjetin tuaj. Nëse  mund ta përballoni, kjo  varet nga kapaciteti i infra- strukturës së rrjetit tuaj. Në  shumicën e rrjeteve, QoS vlon për  të siguruar se aplikacionet për zë dhe  video performojnë mirë. Nëse telefonatat e kompanisë suaj janë  komunikime personale me Skype dhe në qoftë se përdorimi i vid- eove të saj përbëhet nga shkarkimet nga YouTube të shikuara gjatë  pauzave në punë, atëherë QoS nuk është aq e nevojshme. Por në qoftë se ju përdorni VoIP si një sistem standard tuajin në telefonin  e zyrës ose nëse doni që video konferencat të zëvendësojnë disa  nga udhëtimet e biznesit tuaj, QoS dukshëm mund të përmirësojë  produktivitetin e punonjësve dhe të cilësisë së perceptuar të kom- panisë suaj në treg. Por si mund të krijoni QoS në rrjetin tuaj?

Starti i QoS Shumë biznese të vogla do të shohin  QoS të themeluar në router-in e  rrjetit të tyre, ndoshta edhe diku  tjetër. Dy sisteme bazë të QoS janë  Integrated Services (IntServ) dhe Dif- ferentiated Services (DiffServ).  IntServe lejon relativisht kontroll të  mirë në trafikun e rrjedhave dhe ka si  tendencë të përdoret brenda rrjeteve  të vogla apo mes atyre që janë të lid- hura ngushtë. Protokolli DiffServe  më shpesh është përdorur mes  provajderëve të shërbimeve dhe  kompanive me bazë në internet.  Për bizneset e vogla, dallimi kritik  është mes QoS “të thjeshtë dhe “të  komplikuar”. Disa router japin tabs  në setup-in e programeve, ku ju mund  të aktivizoni QoS dhe të dhuroni prior- itetin e trafikut të rrjedhjeve të bazuar në  aplikacion, port apo në adresën Media Acces  Control (MAC). Rruga më e lehtë deri te QoS në  këtë situatë të thjeshtë është që QoS të aktivizohet,  të zgjidhni ‘applications’ si një bazë për prioritet  dhe të instaloni VoIP dhe aplikacionet për  video konferenca, që të merrni prioritet të  lartë. Pas kësaj, router-i do t’i dhurojë për- parësi trafikut të shkarkimeve të bazuar në  informacionet e aplikacioneve të pozicionuara  te titujt e pakove të të dhënave. Shërbimet VoIP përdorin porte të  ndryshme për trafikun në kohë të ndryshme, prandaj sistemi QoS  i bazuar në port mund të kërkojë shumë monitorime rrjeti apo  njohuri mbi aplikacionin. QoS i bazuar në adresën e MAC është  mjaft sistem i mirë nëse zëri juaj apo trafi- ku i videos është nga një apo dy  kompjuterë, por është më restriktiv sesa  opsioni i bazuar në aplikacion. Router-ët e  tregut të ndërmarrjeve më të vogla lejojnë  kontroll më preciz të QoS, me një kosto  kompleksiteti më të madh në vendosjen e  rregullave për kualitet. Router-ët e kompli- kuar ju lejojnë të kryeni monitorime rrjeti  dhe analiza dhe pastaj t’i përdorni rezulta- tet për të marrë vendime të të dhënave me  prioritet të QoS të bazuara në porte dhe  protokolle trafiku mes adresave specifik

Performanca e përgjithshme e  rrjetit Ju mund të përmirësoni performancën e  akumuluar të rrjetit tuaj – dhe të shërbime- ve të VoIP dhe videove tuaja – pa u kapur  në proceset formale të QoS. Për shembull,  ju mund të automatizoni proceset backup  dhe transferet e rregullta të skedarëve të  mëdhenj që të funksionojnë vonë në  mbrëmje; ju mund të dekurajoni punon- jësit nga përdorimi i videove dhe mund t’i  kufizoni video konferencat me ekran të  madh dhe definicion të lartë. Shumë pika  hyrëse Wi-Fi do t’i kalojnë të gjithë për- doruesit në një standard më të ulët të per- formancës (siç është 802.11b) nëse njëri  prej përdoruesve i kushtohet asaj shpe- jtësie. Duke siguruar që të gjithë laptopët e  kompanisë përdorin protokollin më të fun- dit pa tel, kjo do të ndihmojë që të dhënat  të lëvizin më shpejt. Largimi nga rrjeti pa  tel tërësisht është shpesh një politikë e  mirë. Nëse hapësira e kompanisë tuaj  mund t’i trajtojë lidhjet me kabllo, do t’i  inkurajojë përdoruesit të zvogëlojnë  ngarkesën e rrjetit pa tel. Sigurisht, çdo  hapësirë harduerike duhet të jetë e pajisur  plotësisht me RAM dhe të mirëmbahet – i  gjithë softueri të përditësohet plotësisht,  hard disqet të defragmentohen (nëse siste- mi operativ mbështet dhe kërkon këtë) dhe  çdo sistem i zërit dhe videove të kompjut- erit të lidhet me drajverët e saktë. Këta  hapa do të rrisin performancën e aplika- cioneve. Ashtu siç duhet trajtuar, QoS  mund të përmirësojë menjëherë cilësinë e  telefonatave VoIP dhe video konferencave.  Duke adoptuar këto këshilla të optimizuara  të rrjetit dhe kompjuterit, do të keni për- mirësim të ndjeshëm në koston e kapitalit.

 

Lajmet e fundit>