Vëzhgim

Furnizuesit e Apple, 150,000 iPhone 5 në ditë

Sep 8 2011
0 Shpërndarje
Furnizuesit e Apple, 150,000 iPhone 5 në ditë

Apple ende duhet të konfirmojë këtë detaj të vetëm në lidhje me gjeneratën e ardhshme të iPhone por raportet nga Tajvani sugjerojnë se kompania do të ketë një sukses të radhës. Sipas burimeve të zinxhirit furnizues të Apple, prodhimi i të ashtuquajturit iPhone 5 të Apple në fabrikën e Foxconn ka arritur në 150,000 njësi në ditë, e përveç kësaj Largan Precision, që prodhon thjerrëzat, TPK Holding që prodhon ekranin e ndjeshëm në prekje, G-Tech Optoelectronics që prodhon xhamin dhe Simplo dhe Dynapack që prodhojnë bateritë, janë duke punuar gjatë këtyre ditëve në kapacitet të plotë.

Me këtë nivel të prodhimit, dërgesat e iPhone 5 pritet të arrijnë në 5 milion dhe 6 milion në shtator, që do të thotë më shumë se 22 milion njësi të gatshme për çerekun e katërt të këtij viti. Kurse dërgesat e iPhone 4 do të pësojnë rënie për të liruar hapësirë për iPhone 5.

Natyrisht ende duhet të presim se çka do të paraqet Apple dhe nëse do të paraqet një iPhone 5 (.. e mos u fokusoni aq shumë në shpërndarjen e një koncepti të një iPhone 5 që po shohim çdo ditë në Facebook! Sepse ai është vetëm një koncept), por megjithatë gjasat janë të mëdha se Apple do të ketë një iPhone 5 gati në tetor.

PCWorld Albanian mund t’ju konfirmojë vetëm thashethemet që kanë qarkulluar deri më tani e që lidhen me një procesor të ri A5 në kuadër të iPhone 5 (me siguri me dy bërthama), dhe një kamerë 8 megapikselëshe. Thuhet se do të ketë edhe ekran qoshëm-qoshe, dizajn më të hollë dhe një ridizajnim të antenës. E kur ne në Kosovë ende po vazhdojmë të lundrojmë në 2.5G, iPhone 5 pritet të ketë përkrahje edhe për 4G. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>