Lajmet

Fushata maluerike “CopyCat” infekton 14 milion pajisje Android

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Check Point raportoi maluerin tek Google gjatë muajit Mars kur edhe e kishte zbuluar. Sipas Google sot vijojnë të jenë ende 50,000 pajisje të infektuara. Fushata maluerike “CopyCat” infekton 14 milion pajisje Android

Një fushatë malueri me emrin e koduar CopyCat raportohet se ka infektuar miliona telefonë me sistemin operativ Android duke gjeneruar njëkohësisht më shumë se 1 miliard dollar të ardhura përmes reklamimit.

Ky raport vjen nga firma Izraelite e sigurisë kibernetike Check Point Software Technologies.

Malueri, i cili arriti kulmin gjatë periudhës Prill-Maj 2016 është përhapur në më shumë se 14 milion telefonë dhe tabletë dhe ka gjeneruar 1.5 milion dollar të ardhura në dy muaj thanë hulumtuesit.

Check Point raportoi maluerin tek Google gjatë muajit Mars kur edhe e kishte zbuluar. Sipas Google sot vijojnë të jenë ende 50,000 pajisje të infektuara.

Gjatë periudhës Prill-Maj 2016 malueri kishte marrë nën kontroll 8 milion pajisje të cilat i përdorte për të ofruar 100 milion reklama dhe instaluar 4.9 milion aplikacione në telefonë dhe tabletë.

Malueri është instaluar duke përdorur një sërë eksploitësh ku njëri prej tyre quhet “Zygote.” Shumica e të prekurve janë nga Azia Jugore dhe Juglindore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>