Analiza

Fushatë për të kthyer iPhone-ët e thyer në objekte të reja

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Fushatë për të kthyer iPhone-ët e thyer në objekte të reja

Një iPhone i prishur nënkupton që është koha të vizitohet dyqani më i afërt ose ndoshta të shqyrtohet mundësia e blerjes së një telefoni të ri.

Por një shërbim i ri dëshiron që t’i marrë pajisjet e thyera iPhone dhe të bëjë diçka ndryshe me ta: t’i shndërrojë në objekte tërësisht të reja.

Chris Koerner së fundi prezantoi fushatën Kickstarter për të marrë para për projektin e tij, të quajtur “I Përdorur Dy Herë” ose në origjinal Twice Used. Shërbimi i merr pajisjet e thyera iPhone dhe i përdor ato për të bërë çdo gjë nga vathët.

Derisa ishte duke punuar në një dyqan për riparim të pajisjeve iPhone, Koerner e kuptoi që shumë pjesë të telefonëve të thyer thjesht hidheshin së koti.

Kjo nënkuptonte që ato pjesë kishin gjasë të përfundonin në groposje, duke sjellë edhe dëmtimin e ambientit. Koerner beson që gjërat e çuditshme që tani skuadra e tij ofron, si një orë muri e prodhuar nga 12 pano të xhamave të iPhone, i përdorin më mirë ata smartfonë të dëmtuar.

“Do të ketë gjithmonë një treg për këtë,” tregoi Koerner për Mashable. “Njerëzit gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë duke thyer telefonat e tyre… Nëse nuk do të ishte nga përvoja ime për riparim, unë nuk do të dija që këto materiale janë të dëmshme për ambientin.” Pjesët e përdorura për të krijuar pjesë unike në përgjithësi vijnë nga dyqane të tjera të riparimit.

Dhe ndonëse përdoruesit e iPhone-ëve nuk mund të dërgojnë smartfonët e tyre drejtpërdrejt tek Twice Used, çdokush mund të blejë pajisjet e prodhuara nga modelet e hedhura duke vizituar faqen e Twice Used në Kicstarter.

Faqja e fushatës është dizajnuar për të shërbyer si një pikë e blerjes derisa skuadra ta lëshojë uebfaqen e vet zyrtare.

Siç shpjegon Koerner, secili dizajn merr nga një deri 100 pjesë për t’u përgatitur. Fushata në Kickstarter do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve që kanë të bëjnë me prodhimin e materialeve shtesë dhe shpenzimeve për fuqinë punëtore.

Deri tani, fushata që përfundon më 18 dhjetor, ka marrë 2,220 dollarë, ndërsa qëllimi i vet është marrja e 10 mijë dollarëve. (PCWorld Albanian)

twice-used-2

Lajmet e fundit>