Vëzhgim

Fuze Meeting, bashkëpunim elegant

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Fuze Meeting, bashkëpunim elegant

Mund të vizatoni dhe shkruani në grafika, ta kaloni mundësinë e punës te bashkëfolësi, ose të shkëmbeni desktopin tuaj. Pjesëmarrësit nuk duhet ta shkarkojnë softuerin; ata vetëm duhet të shkruajnë URL-në. Mund të takoheni me dy palë të tjera online dhe të ruani 1GB të dhëna falas. fuzemeeting.com

Twirl TV, krijoni rrjetin tuaj
Kurrë nuk kam qenë i etur të kem një rrjet në TV, por shpesh kam menduar që nëse e bëj këtë, do të kisha më pak material të padëshirueshëm para syve. Me Twirl TV mund të krijoni rrjetin tuaj me shfaqjet tuaja të preferuara (nëse këto shfaqje janë online në web). Një nga gjërat e lezetshme rreth këtij shërbimi falas është se ju mund të shikoni shfaqje të reja dhe klasike, si MacGyver dhe Perry Mason. Mund të regjistroheni për këtë shërbim përmes Facebook Connect dhe të zbuloni se çfarë shikojnë miqtë tuaj. twirltv.com

Local Dirt, mbeturinat jashtë derës

Lëvizjet që mbështesin ushqimin e shëndetshëm predikojnë që të përdoret ushqim i fermave sepse ndihmon ambientin. Por kur të largoheni nga supermarketi, si do ta gjeni ushqimin? Local Dirt, e cila është falas për konsumatorët, ju lejon të kërkoni furnizuesit e ushqimit në Amerikë. Kur e kam provuar shërbimin, kam parë që i duhet pjesëmarrja më e madhe e fermerëve – kërkimi im për mollë nuk paraqiti rezultate, edhe pse jam shumë afër një rajoni që kultivon mollë. Por nëse nuk gjeni rezultate, mund të caktoni një lajmërim dhe Local Dirt do t’ju dërgojë e-mailin kur të lokalizojë ushqimin që keni kërkuar. localdirt.com

Lajmet e fundit>