Lajmet

Fytyra virtuale që flet dhe shpreh gjendjet emocionale

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Fytyra virtuale që flet dhe shpreh gjendjet emocionale

Virtual faceMe përhapjen e sistemeve GPS nëpër makina, zhvillimin e Siri-t apo kloneve të tij pra në përgjithësi produktet që dërgojnë dhe marrin komanda zëri janë bërë shumë të zakonshëm.

Sipas Universitetit të Cambridge ekziston një problem pasi zërat pa trup mund të tingëllojnë aspak personalë.

Duke u nisur nga kjo Laboratori i Kërkimit Toshiba në Cambridge si dhe Departamenti i Inxhinierisë të Universitetit të Cambridge vendosën që t’i bashkëngjitin një trup zërit.

Grupi i kërkimit përfundoi me krijimin e një koke të quajtur Zoe të modeluar sipas aktores Zoe Lister, e cila recitoi më tepër se 7000 rreshta që shprehnin emocione të ndryshme.

Zhvilluesit i regjistruan të gjitha këto materiale dhe si përfundim mundën të programonin fytyrën në mënyrë të tillë që të mund të shprehte 6 gjendje të ndryshme emocionale: gëzim, mërzitje, frikë, inatosje dhe fytyra asnjëanëse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>