Harduer

G-Pad, zyrtarisht alternativa e LG-së për iPad

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
G-Pad, zyrtarisht alternativa e LG-së për iPad

LG Electronics lajmëroi gjatë fundjavës për ardhjen e tabletit të vet G Pad 8.3, që pritet të lëshohet zyrtarisht në IFA 2013 javën e ardhshme.

Ndërmarrja zbuloi që tableti do të ketë një paraqitje prej 8.3 inç dhe do të ketë sistemin operativ Android Jelly Bean 4.2.2. Fatkeqësisht, derisa hollësitë e plota për pajisjen janë ofruar, ende nuk është treguar çmimi, që pritet të ofrohet kur të bëhet lëshimi.

Sidoqoftë, e dimë që do të jetë në dispozicion për mbarë botën në tremujorin e katërt të vitit 2013. G Pad i LG-së do të vijë me një procesor katër-bërthamor 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600, 16GB disk, 2 GB RAM, dy kamera (kamerë të përparme prej 5MP, të pasme prej 1.3MP), peshë prej 338 gramë dhe vjen në modelet i bardhë dhe i zi. Lajmërimi zyrtar për lëshimin e G Pad pritet të ndjekë zbulimin e një reklame në YouTube në kanalin e ndërmarrjes.

Ajo kishte disa njerëz të cilët flisnin për përvojat e tyre me pajisjet e tanishme tablet, duke treguar dëshirat e tyre për cilësi të lartë të fotografisë, për të qenit e mundur lidhja me pajisjet e tjera, e kështu me radhë.

Tableti i gjigantit elektronik është pajisja e fundit e Serive G të cilën synon ta ndërtojë me lëshimin e “supertelefonit” të vet G2. Ai do të ketë katër gjëra kyçe për të cilat ndërmarrja beson që do të nxitin konsumatorët për ta provuar dhe për ta blerë një.

Më i vogël, më i hollë, më i mirë?

G-Pad ka një bateri prej 4600mAh dhe peshon 338 gramë. Kur krahasohet me iPad Mini, që ka një paraqitje të krahasueshme prej 7.9 inç, G-Pad është në fakt më i rëndë me 38 gramë.

Tableti me paraqitje të plotë në HD

Me një paraqitje prej 1900 x 1200 me 273 piksellë për inç, konsumatorët mund të shohin filma, të luajnë lojëra dhe të bëjnë çfarëdo lloj gjëje tjetër në një pamje të mprehtë dhe të qartë. LG ka kopjuar të njëjtën veçori të cilën e ka përfshirë në pajisjet e veta të Serisë G. Në krahasim me iPad Mini-n, që ka një rezolucion prej 1024 x 768 me 163 piksellë për inç, LG duket të fitojë në këtë kategori. Por sërish, kjo vjen vetëm pak ditë përpara se Apple të mbajë ngjarjen e planifikuar në San Françisko ku sipas disa informacioneve do të bëhet lëshimi i një pajisje të re iPad.

Integrim me QPair

LG Ka implementuar një integrim më të mirë me aplikacionin e vet QPair. Përgjatë kësaj pjese unike të softuerit, ndërmarrja thotë që ju mund të shihni thirrjet dhe porositë që vijnë. Kjo gjë është interesante, pasi edhe pse nuk mund të merrni thirrje me zë në pajisje, ju mund t’iu përgjigjeni atyre me tekst: “QPair ia mundëson G Pad-it që me lehtësi të lidhet me tabletët dhe smartfonët e tjerë (rekomandohet që të jetë sistemi operativ Jelly Bean). Shënimet e krijuara në QMemo të G- Pad mund të ruhen në smartfonët e përdoruesve dhe të shpërndahen nga cilado pajisje.”

Sidoqoftë, dikush edhe mund të pyes nëse kjo ka të bëjë diçka e cila tashmë është bërë me shërbimet si Google VOice ose madje aplikacionet si TextPlus.

Përvojë më e mirë për përdoruesit e tabletëve

LG thotë që G- Pad sjell “përfitime në jetën reale” duke përfshirë kryerjen e shumë punëve në të njëjtën kohë me veçorinë e vet “tërhiqe anash” (tërheqje me tre gishta), QSlide, që mundëson kontrollimin e deri tre aplikacioneve të ndryshme pa ndërprerje, dhe KnockOn, një veçori që iu mundëson të ndalni ose lëshoni pajisjen vetëm duke klikuar dy herë në të.

Në rregull, tani ja pjesa e rëndësishme: tableti ende nuk është në dispozicion, pritet të shitet në tremujorin e katërt në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, së bashku me disa rajone të tjera. Është po ashtu jo e qartë nëse kjo pajisje do të jetë vetëm me WiFi, ose do të mundësojë përdorimin e shërbimeve nga bartësit mobilë si Verizon, T-Mobile, AT&T, ose Sprint.

Duke u bazuar në veçoritë dhe informacionet që LG na ka ofruar, a ju duket si një pajisje interesante në masën e mjaftueshme sa për të ju shtyrë që ta blini? Deri në këtë pikë, mbase jo – me siguri që si alternativa më të mira mund të shihen Nexus 7 ose iPad Mini. Por nëse ndërmarrja demonstron se si punon G-Pad me pajisjet e tjera harduerike për të ndihmuar në krijimin e një shtëpie të lidhur mes vetes, atëherë mund të jetë me vlerë që të provohet. (PCWorld Albanian)

G PAD

Lajmet e fundit>