Harduer

G.Skill prezanton RAM-in që pretendon rekord botëror

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
G.Skill prezanton RAM-in që pretendon rekord botëror

Ndërtuesi i memorieve G.Skill prezanton RAM-in që pretendon se është më i shpejtë në botë pas një përmirësimi nga kompania TridentX Extreme Performan në 1,950MHz (3,900MHz efektive).

Nëse ju dëshironi t’a kualifikoni atë si RAM-in më të shpejtë në botë është në dorën tuaj, por është një frekuencë e re memorie me një rekord botëror. Pra nga deklarimet e deritashme shumë konsumatorë mund të pajtohen.

Christian Ney, ndërtuesi, arriti rekordin botëror thjesht disa ditë më parë pas një pune të tillë të ngjashme.

“HiCookie”, në fillim theu rekordin me të njëjtin ndërtim. HiCokkie arriti 1,677MHz (3,354MHz efektive) duke përdorur një motherboard Gigabyte Z77X-UD4H dhe një procesor Intel Core i7 3770K.

Christian Ney nxiti frekuencën e HiCokkie duke përdorur një sistem AMD me një modherboard Gigabyte GA-A75-UD4H dhe një procesor 3870K.

Në të dyja rastet, një sasi e një lëngu nitrogjeni ishte e nevojshme për të mbajtur çdo gjë të freskët. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>