Vëzhgim

G8: Ligje për internet si për secilin shtet

May 29 2011
0 Shpërndarje
G8: Ligje për internet si për secilin shtet

Në një deklaratë të gjatë të lëshuar pas takimit të së premtes, përfaqësuesit e shteteve janë pajtuar në një paragraf në të cilin ata kanë theksuar pikëpamjet e tyre mbi internetin – dhe kanë bërë të qarët se ligjet që aplikohen në jetën e përditshme duhet të aplikohen edhe në internet.

Ky dokument thotë mjaft shumë gjëra të mira në lidhje me lirinë e shprehjes, fuqinë demokratike të internetit dhe nevojën për një “konkurrencë korrekte dhe jo-diskriminuese”. Gjithashtu theksohet se këto të mira duhet të përfshihen në një kornizë më të gjerë në respektim të ligjit dhe mbrojtjes së pronësisë.

Korniza duhet të pranojë të njëjtën mbrojtje, me të njëjtin garancion, sikurse në çdo ambient tjetër. Dhe kjo nënkupton se kur bëhet fjalë për çështje pronësie (të drejtat e autorit, etj), ka nevojë për forcim të ligjit.

“ Për të mbrojtur të drejtat autoriale, sekretet e tregtisë dhe patentat, ne njohim nevojën për të pasur ligje shtetërore dhe korniza ligjore për të përmirësuar gjendjen. Ne si rrjedhojë po rivendosim përkushtimin tonë për të siguruar një veprim efektiv kundër shkeljes së të drejtave të pronësisë në arenën digjitale, duke përfshirë edhe veprimin që adreson shkeljet e tanishme dhe në të ardhmen. Ne njohim se implementimi efektiv i pronësisë intelektuale, kërkon bashkëpunim të përshtatshëm ndërkombëtar për përfaqësuesit relevant, duke përfshirë edhe sektorin privat. Ne jemi të përkushtuar për të identifikuar mënyrat e krijimit të një qasjeje më të madhe dhe ofrimit të një njohuri më të madhe, kulture dhe edukimi, duke përfshirë edhe inkurajimin e vazhdueshme në lidhje me inovacionin në të mirat dhe përmbajtjen tregtare online në aspektin ligjor, që duhet të bien në pajtim me të drejtat autoriale”.

Deklarata vazhdon të precizojë edhe shumë pika tjera të “mira”, por ka pasur reagime edhe nga organet për të drejtat e njeriut si “Article 18” që ka dërguar një letër drejt Ars Technica në të cilën ka thënë se kjo paraqet një tentim të ri të kufizimi të lirisë së shprehjes duke rritur mbrojtjen e të drejtave pronësore në kontekst të Marrëveshjes Anti-produkteve false dhe ligjeve tjera shtetërore të cilat dështojnë të njohin plotësisht dhe shpesh shkelin të drejtën e lirisë së shprehjes. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>