Siguri

Gabimet në shkrimin e web adresave ju vënë në rrezik

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
Gabimet në shkrimin e web adresave ju vënë në rrezik

Megjithëse një numër i madh i korporatave janë të mësuara me regjistrimin e emrave alternativ të drejtshkrimit të domenit të tyre, kriminelët e internetit tani janë duke u lutur për pakujdesi të njerëzve gjatë shkrimit të ueb faqeve, gjegjësisht po luten që përdoruesit të harrojnë tërësisht shkrimin e pikës në web adresa.

Sipas një raporti nga firma menaxhuese e domenëve CSC Labs, largimi i pikës mes prefiksave si “www” dhe emrit të domenit, është një prej variacioneve që më së shpeshti ndodh në internet, e gjithashtu edhe mungesa e pikës mes adresës dhe “com” është variant tjetër e shpeshtë.

Prefiks tjerë që zakonisht gabohen janë “the”, “e” dhe “my”. Kompanitë si Appe dhe BBC, janë në mesin e kompanive që janë caqe të cyber-kriminelëve.

Ekspertët paralajmërojnë se dështimi i regjistrimit të faqeve të tilla mund të vendos në rrezik përdoruesit. “Në terme të distribuimit të malware, ne kemi gjetur se gjatë viteve të kaluara hakerët janë duke shfrytëzuar web faqe për të hostuar malware, qofshin ato web faqe të dëmshme apo faqe legjitime që janë komprometuar” tha David Emm, këshilltar i lartë për teknologji pranë Kaspersky Labs.

Malware nuk është i vetmi rrezik nga këto faqe. “Mashtrimet nga cyber-kriminelët paraqesin një rrezik edhe më të madh në terme ligjësore dhe të imazhit të markës. Të themi se një kompani e mirënjohur ka një variacion të faqes që nuk ka adoptuar… gjatë të kaluarës njerëzit kanë shikuar mundësitë për ta blerë atë dhe pastaj kanë tentuar t’ia shesin kompanisë”.

“Njerëzit mund të vendosin aty gjëra për të dëmtuar markën apo gjëra që duken sikurse janë të asaj marke. Një markë e rëndësishme në treg nuk do të duhej të merret me ndikime negative në reputacionin e saj. Për këtë arsye duhet pasur kujdes të madh” sthoi Emm.

Lajmet e fundit>