Vëzhgim

Gabimisht, bllokohen miliona blogje në Argjentinë

Aug 20 2011
0 Shpërndarje
Gabimisht, bllokohen miliona blogje në Argjentinë

Avokati për liri të shprehjes, Jillian York, shkruan:

Bllokimi i IP-së është një metodë e vonuar e filtrimit të përmbajtjes që mund të fshijë nga pamja zona të tëra të parrezikshme me veçorinë që janë të vendosur në IP adresëne  njëjtë, sikur faqja që ishte për qëllim të cenzurohej. Një shembull i këtillë i bllokimit nëpërmjet IP adresës mund të gjendet në Indi, ku bllokimi i IP-së i uebfaqes së Njësisë Hindu (e bllokuar nga një porosi nga policia e Mumbait) rezultoi me bllokimin e shumë të tjerave, faqe që nuk lidheshin me të. Ashtu siç tregon Andrade, “Ka procedura teknike më pak kufizuese sesa ajo që u përdor, të cilat ua mundësojnë ISP-ve që të pajtohen plotësisht me urdhërat e gjykatës, duke i prekur vetëm uebfaqet e ndikuara.”

Leakymails është një blog që publikoi emailat nga zyrtarët dhe figurat publike, ngjashëm me WikiLeaks, por që përqëndrohet vetëm në Argjentinë.

Përgjigjia nga përgjegjësit e këtij blogu pas vendimit të marrë nuk vonoi: “ne gjejmë që jotoleranca, injoranca dhe fanatizmi në Qeverinë e tanishme e kanë bërë një shembull të hekurt të fuqisë së saj despotike, pasi që kjo shkeli shumicën e të drejtave themelore, të lirisë së shprehjes, ka urdhëruar për bllokimin e LeakyMails.com në Republikën e Argjentinës.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>