Siguri

Gaga, ku e ke muzikën?

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Gaga, ku e ke muzikën?

Një 18 vjeçar nga Duisburg dhe një tjetër 23 vjeçar nga Weesel, janë nën hetim pasi kanë përdorur një Trojan për të hakuar kompjuterët e artistëve për rreth 12 muaj, para se të zbuloheshin nga autoritetet e policisë.

Deniz A, me nënshtetësi Gjermane dhe origjinë Turk, ka refuzuar të komentojë rastin apo të ofrojë detaje, duke thënë se avokati i tij i ka sugjeruar që të mos flas me mediat. Sipas raporteve lokale, ai me mikun e tij, kanë arritur të lidhin një Trojan me një mp3 skedarë që është dërguar në adresën zyrtare të yjeve, menaxherëve të tyre dhe kompanive të tyre të incizimit. Madje Deniz A ka arritur të shkarkojë edhe një fotografi të “nxehtë seksuale” të njërit artist dhe e ka përdorur atë për shantazh, por se për cilin artistë bëhet fjalë nuk është bërë e ditur.

Sipas raporteve, thuhet se Kelly Clarkson ka qenë një prej artisteve të para të alarmuara dhe që është shqetësuar duke njoftuar menaxhmentin e saj se këngë të paparaqitura po shiten online.

Zyrtarë policor nga Gjermanie kanë bërë të ditur se hetimet pritet të përfundojnë në janar, dhe nëse shpallen fajtorë atëherë të dy personat mund të dënohen me deri në 5 vjet burg apo me dënime të majme me të holla. /pcworld.al

Lajmet e fundit>