Softuer

Gagaville!?

May 13 2011
0 Shpërndarje
Gagaville!?

Gaga + Farmville = GagaVille… natyrisht kjo nuk është çudi sepse kështu quhet projekti më i ri i këtij partneriteti, prapa së cilit qëndron vet ylli i këngës “Born this way”. Me datën 17 deri me 19 maj, platforma për argëtim në rrjetet sociale do të ofrojë një mundësi unike për të gjithë përdoruesit që të dëgjojnë një këngë enkas të përgatitur për këtë periudhë. Prej datës 20 deri me 26 maj do të ketë mundësi dëgjimi edhe për këngë tjera jo unike.

Zynga ka thënë se ky promocion do të tërheq një nivel të ri të bashkëveprimit me konsumatorët dhe në mes tjerash Gaga do të paralajmëroj disa kode që hapin gjësende virtuale të një edicioni të limituar me inspirim nga Lady Gaga për lojtarët e Mafia Wars e deri tek PetVille, pastaj Best Buy do të ketë ofertë speciale, dhe madje do të ketë edhe një kali njëbrirësh unik Lady Gaga për Framville… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>