Harduer

Galaxy Alpha me kornizë metalike do të hidhet në treg javën e parë të tetorit

Sep 28 2014
0 Shpërndarje
Galaxy Alpha me kornizë metalike do të hidhet në treg javën e parë të tetorit

samsung_galaxy_alpha_lifestyleKompania Samsung do të hedhë së shpejti në treg produktin e saj më të ri të quajtur Galaxy Alpha. Smartfoni me kornizë metalike rreth një trupi plastik do të hidhet në treg në Indi në ditët e para të muajit tetor me një çmim prej 39.990Rs. Ky smartfon përdor sistemin më të fundit operativ Android 4.4.4 KitKat dhe ka një ekran super AMOLED 4.7 Inç HD. Hardueri peshon 115 gram dhe ka përmasa 132.4×65.5×6.7mm.

Galaxy Alpha do të fuqizohet nga një çip octa core, do të ketë 2 GB RAM dhe 32 GB memorie. Smartfoni do të jetë i pajisur me dy kamera; 12 dhe 2.1 megapixel dhe do të fuqizohet nga një bateri 1860 mAh. Opsione të tjera përfshijnë Micro-USB, Bluetooth, Wi-Fi, GPRS/EDGE, 3G, 4G LTE dhe NFC. Ky telefon vjen gjithashtu me sensorin e njohjes së gjurmëve të gishtave dhe monitorin e rrahjeve të zemrës.

Kompania Samsung është shprehur se Galaxy Alpha do të vijë në versionet me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe ngjyrë floriri. Një zëdhënës i kompanisë gjatë një deklarate ka thënë se Galaxy Alpha është ndërtuar dhe dizenjuar posaçërisht për kërkesat e konsumatorit dhe se ky smartfon do të ndryshojë standardet e tregut në Indi. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>